Protestat anti-Vuçiç në Beograd, në list-kërkesa edhe vrasja e Oliver Ivanoviçit

Organizatorët e protestës “një nga pesë milionë”  në Beograd, i bënë thirrje presidentit Vuçiç që deri më 29 dhjetor, ora 18.00, të ketë shkarkuar ministrin e Brendshëm Nebojsha Stefanoviç, siç thanë, për shkak të “kriminalizimin e shoqërisë dhe fyerje ndaj protestueve”.

Ata thanë se me këtë kërkesë iu referuan deklaratave të Vuçiç, i cili ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë qytetarët e pakënaqur që protestojnë në rrugë.

“Nëse doni të dëgjoni qytetarët e pakënaqur, ata do të jenë të shtunën në orën 18.00 përballë Fakultetit Filozofik. Ju presin ju”, u tha në një deklaratë të organizatorëve.

Këta të fundit evidentuan dhe rastet për të cilat protestojnë, ku veçuan moszbulimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit në verin e Mitrovicës, sulmin ndaj Borko Stefanoviçit, politikan në opozitë, si  dhe nfaj gazetarit Milan Jovanoviç.

Protestat në Beograd filluan më 8 dhjetor nën moton “Stop dhunës”, ndërsa shkaku ishte një sulm mbi kreun e “Aleanca për Serbinë”, Borko Stefanoviç në Krushevc.

Vuçiç tha në fillim të javës se është i gatshëm të dëgjojë qytetarët e pakënaqur që protestojnë në rrugë, por që nuk do të dorëzohej ndaj presionit të tyre, ose ndaj presioneve me “gënjeshtra” të opozitës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne