Bota Opinion

Protestat Iraniane: Puna e mbetur përgjysëm e ndërhyrjes së SHBA-së dhe shtetit të thellë

nga Tony Cartalucci

Instituti Brookings në vitin 2009 ka botuar një artikull nën titullin “Cila rrugë të çon drejt Iranit? Alternativa për një strategji të re amerikane kundrejt Iranit” dhe një kapitull të tërë ia ka kushtuar mundësisë së organzimit të rrëzimit të qeverisë iraniane.

Është raportuar se në disa qytete në Iran gjatë disa ditëve të fundit të dhjetorit vitit 2017 janë zhvilluar disa protesta. Protestuesit dyshohet se kanë reaguar kundër ekonomisë së Iranit, si dhe përfshirjen e kohëve të fundit të vendit në Siri.

Mediat perëndimore kanë tentuar të kultivojnë dy alternativa për të raportuar këto ngjarje– njëra që përqendrohet në portretizimin e protestave si të përhapura në shumë qytete, të pa paraorganizuara më parë dhe duke u fokusuar si fillim“pakënaqësitë ekonomike” përpara se të ktheheshin në protesta politikë – njëtjetër alternativë është përhapur supozon haptazi mundësinë e përfshirjes së SHBA-së dhe përgëzohet Presidenti amerikan Donald Trump për “qëndrimin e tij”kundër “regjimit iranian”.

Natyrisht, asnjëra nga këtë dy alternativa të parashtruara nuk janë të bazuaraaspak në realitet.

Ndërhyrja e SHBA-së në Iran ka filluar prej dhjetra viteve tashmë

Operacionet amerikane që synojnë ndryshimine regjimit të Iranit shtrihen mbrapa në kohë prej dekadash tashmë dhe kanë përparuar brenda një strategjie të vetme gjeopolitike, pavarësisht se kush e ka pasur në dorë pushtetin e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë këtu administratat më të fundit të SHBA-së të si Xhorxh Bushit, Barack Obama dhe tani Donald Trump.

Ndërsa qarqet politike që janëpro-luftës në SHBA pretendojnë se Revolucioni Iranian i vitit 1979 ishte një shembull i parë i Iranit teksa derdhte gjakun e parë, në të vërtetërevolucioni ishte në fakt vetëm një përgjigje e drejtpërdrejtë për dekada me rradhëtashmë të SHBA-së që po ndërhynte në punët e brendshme të Iranit duke u shtrirë që në fillim të vitit 1953 me me operacionin AJAX të CIA-s.

Në lidhje me operacionin AJAX, në një hyrje të faqes zyrtare të internetit të CIA-s gjendet një raport me titull “Të gjithë njerëzit e Shahut: Një grusht amerikan dhe rrënjët e terrorizmit në Lindjene Mesme”, pranohet se (theksimet i përkasin autorit të artikullit):

“Objektivi nuk ishte një kukull shtypëse sovjetike, përkundrazi është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike, ideologjia popullore e së cilës dhe qëndrimi i tyre i zjarrtë nacionalist që kërcënon interesat perëndimorë ekonomikë dhe gjeopolitikë. Ndërhyrja e fshehtë e CIA-s, e koduar nën emrin TPAJAX, e ruajti fuqinë e Shahut dhe mori nën kontrollin perëndimor të një infrastrukture jashtëzakonisht fitimprurëse të naftës. Në të njëjtën kohëtransformoi një monarki kushtetuese të turbullt në një mbretëri absolute si dhe nxiti një pasojë të njëpanjëshme të paktën po aq të padëshiruara nga sa priteshin përpara revolucionit islamik të vitit 1979 – ndërkohë qëKinzer ka argumentuarnë historinë popullore të shkruar duke u mbështetur në kërkimet e tij serioze të hulumtimit se ndoshta këto pasoja vazhdojnë të ndihen edhe sot.

Ky artikull –i cili konsiston në një përmbledhje të vetë stafit të historisë së CIA-s në lidhje me një libër i cili flet për Operacionin AJAX – pranon se politika amerikane lidhur me Iranin thjesht zuri vendin që Perandoria Britanike e kishte lënë bosh pasi u tërhoqduke bërë një përpjekje për të rivendosur kontrollin perëndimor në botë që tkurrej me shpejtësi. Përpjekja e SHBA –së për të dobësuar dhe kontrolluar qeverinë e Iranit në asnjë mënyrë nuk mundtë përshkruhet si një ndërhyrje me qëllim mbrojtjene sigurisë kombëtare të SHBA-së apo promovimit të demokracisë në Iran –përkundrazi kjo ndërhyrje në fakt u karakterizua si shtypëse e të drejtës së vetëvendosjen së vetë iranianeve.

Ky është konfesim i cili zbulon edhe të vërtetën thelbësore të tensioneve që ekzistojnë aktualishtmes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Perëndimi ende kërkon të rifitojë ekzistencëne tij në vend dhe të mbrojëinteresat e tij ekonomike në Lindjen e Mesme. Konceptet e “lirisë”, “demokracisë”, si dhe pretendimet për kërcënimete“terrorizmit”, “holokaustit bërthamor” dhe madje edhe edhe ato që thuhen në lidhje me konfliktete vazhdueshmetë Iranit me Izraelin, Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit Persik janë vetëm fasadat pas të cilave fshihet ndjekja e agjendës neo-imperialiste.

Protestat aktuale janë planifikuar prej vitesh nga politikë-bërësit e SHBA-së

Institucioni Brookings në vitin 2009, në raportin e publikuar nën titullin “Cila rrugë të çon për në Iran? Alternativat për një Strategji të Re Amerikane kundrejt Iranit” i ka kushtuar një kapitull të tërë komploteve për të përmbysur qeverisë iraniane.

Në një kapitull nën titullin “REVOLUCIONI VELVET: Mbështetja e një kryengritjeje popullore”, gjenden këto të hënë (theksimet i përkasin autorit të artikullit):

“Për shkak se regjimi iranian nuk pëlqehet nga shumë iranianë, metoda më e pritshme dhe mëe pranueshme për të sjellë si rezultat rrëzimin e qeverisë, gjë që do të sillte më pas nxitjen e një revolucioni popullor uke ndjekurhapat e njëpasnjëshëm të “revolucioneve kadife” që rrëzuan shumë qeveri komuniste në Evropën Lindore duke filluar qënga viti 1989. Për shumë përkrahës të ndryshimit të regjimit, duket e qartë se Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë popullin iranian të marrë pushtetin në emër të tyre dhe se kjo do të ishte metoda më e ligjshme e ndryshimit të regjimit. Në fund të fundit, cili iranian apo cili i huaj mund të kundërshtojë për të ndihmuar popullin iranian që të përmbushë dëshirat e veta?”

Pas këtij artikullipranoheshin këto fakte:

“Objektivi i vërtetë i kësaj alternative politike është të përmbysë regjimin e klerikëve në Teheran dhe nëse çdo gjë shkon siç është parashikuar, ky regjim do të zëvendësohet nga persona, pikëpamjet e të cilëve do të ishin më të pajtueshme me interesat e SHBA-së në rajon.”

Thënë në mënyrë më të përmbledhur, Brookings e pranon shumëshpejt se “revolucioni kadife do të ishte njëpërmbushje e dëshirave të Washingtonit dhe jo tëpopullit iranian –që do të justifikohet thjesht nën maskën e ndihmës për iranianëtqë të mund të përmbushin dëshirat e tyre. Ndërsa vetë CIA pranon në të dhënat e saj historike se “interesat e SHBA në rajon” bazohen në shfrytëzimin ekonomik dhe pasurimin e Wall Street dhe Washingtonit, jo në forcimin, fuqizimin apo pasurimin e popullit iranian.

Kjo gjë do të thotë se CIA është është duke pranuar hapur ekzistencën e planeve amerikane për Iranin të demonstruarë në shumë raste të tjera edhe në vende të tjera duke filluar nga Iraku në Libi deri në Siri në Ukrainë dhe në Jemen: pikërisht ajo që promovohet si revolucion politik i përkrahur nga Perëndimi “demokratik” është në fakt shkatërrimi dhe nënshtrimi i një kombi, popullit tëij si dhe burimeve tëtij me koston e paqes dhe prosperitetit global.

Të krijosh një opozitë që nuk ekziston

Në tekstin Brookings pranohet haptazi si më poshtë (theksimet i përkasin autorit të artikullit):

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të luajnë role të shumta në lehtësimin e një revolucioni. Shtetet e Bashkuara mund të krijonin një udhëheqje alternative për të rrëzuar pushtetin ekzistues, duke financuar dhe ndihmuar në organizimin e opzitarëve vendas të regjimit. Siç argumenton Raymond Tanter i Komitetit të Politikave të Iranit, studentët dhe grupet e tjera ‘kanë nevojë për mbështetje të fshehtë për demonstrimet e tyre’. Ata kanë nevojë për makina faksi. Ata kanë nevojë për të pasur akses në Internet, fonde për të duplikuar materialet e tyre si dhe fonde për të mbrojtur sistemin e tyre ngavigjilentët që mund të ushtrojnë dhunë.” Përtej gjitë këtyreve, mediat e mbështetura nga SHBA-ja mund të nxjerrin në pah mangësitë e regjimit dhe për të bërë kritikët e panjohur edhe më prezente nëpër media. Shtetet e Bashkuara tashmë mbështesin televizionin satelitor të gjuhës persiane (Voice of America në versionin Persian) dhe nga radiot mbështet (Radio Farda) që sjellin lajme të pafiltruara për iranianët (vitet e fundit këto programe kanë marrë pjesën më të madhe të fondeve të SHBA-ve për nxitjen e demokracisë në Iran). Presioni ekonomik i SHBA-së (dhe ndoshta edhe presioni i saj ushtarak) që mund të diskreditojë regjimin, duke e bërë popullatën më të uritur për një udhëheqje rivale.”

Duhet të theksohet fakti se presioni ekonomik dhe ushtarak po citohen nga BBC dhe burime të tjera të agjencive të lajmeve perëndimore si “shqetësimet” nga të ashtuquajturat “opozitarët” mes protestave më të fundit të Iranit.

Brookings liston nën një nën seksion nën titullin “Gjetja e Fuqive Deleguese të Vërteta” “intelektualë”, “studentë, punëtorë si dhe organizata të shoqërisë civile”.

Nën një nënseksion tjetër të titulluar, “Ndërhyrja Ushtarake”, Brookings pranon se:

“… nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikë do të mund me sukses që të nxisënjë revolucion të popullit kundër regjimit klerik, Washingtoni mund të marrë në konsideratë nëse do t’i japë kësaj përpjekjeje një formë të mbështetjes së mundshme ushtarake për të parandaluar Teheranin që ta shtypë këtë demostratë.

Raporti vazhdon më tej duke bërë me dije se:

“… nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin se do të ndjekin këtë politikë, Washingtoni duhet ta marrë në konsideratëkëtë mundësi financimi. Një gjë e këtillë shton disa kërkesa shumë të rëndësishme në listë: politika ose do të gjejë një mënyrë për të dobësuar ushtrinë iraniane ose do të dobësojë aq shumë vullnetin e udhëheqësve të regjimit sa do të mund t’ju duhet të thërrsin ushtrinë, ose përndryshe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme të ndërhyjnë për ta mposhtur atë.”

Me anë të këtij informacioni mund të analizojmë faktin se, protestat iraniane që shpejt u kthyen në protesta të dhunshme për shkak të mundësimit të armëve në mënyrë misterioze, kështu grupete armatosura të panjohura më parë që shfaqen papritmas mund të shihen nëpërmjet një këndvështrimi sa më realist të bandave të armatosura të armatosura nga SHBA-ja, të shtrirë për të zgjeruar trazirat dhe që tëpengojnëmë tepër operacionet e sigurisë që synojnë të qetësojnë turmat e organizuara nga SHBA-ja.

Hapi i dytë: revoluta e armatosur

Brookings, duke qënë se janë vetëdijshëm se çdo turmë qëështë nxitur nga SHBA-ja ka shumë të ngjarë të mbushë rrugët e Iranit, vendosi që të ndiqte kapitullin e njohur si“Revolucionii Kadiftë” por këtë herë me titull “FRYMËZIMI PËR NJË REVOLTË”: Mbështetja e minoriteteve dhe të opozitës në Iran”.

Në këtë paragraf pranohet diçka shumë e rëndësishme e ci;a duhet analizuar në një mënyrë të detajuar: armatosja dhe mbështetja e organizatave terroriste që mbajnë në duart e tyre gjak amerikan. Kjo ‘alternativë’e konsideruar në mënyrën më të paturpshme nga politikë-bërësit amerikanë në vitin 2009 është vënë më pas në zbatim gjatë vitit 2011 me atë që njihet “Pranvera arabe” dhe luftërat e mëvonshme të Shteteve të Bashkuara duke filluar Libia deri tek Siria luftuan nëpërmjet Al Kaedës dhe një mori të nëndegëve të saj që frymëzohshin nga kjo organizatë.

Brookings me një gjuhë të paturptë ka pranuar si më poshtë:

“Pavarësisht se sa shumë mund të dëshirojnë amerikanët qëtë ndihmojnë popullin iranian të ngrihen qeverisë dhe të marrin fatin e tyre në duart e tyre, dëshmitë sugjerojnë se gjasat që një gjë e këtillë të ndodhë janë të ulëta – ndërkohë që ndihma amerikane mund më shumë të ulë mundësitë që një gjë e këtillë të ndodhë sesa t’i ngre këto mundësi. Si rezultat i kësaj, ata që mbështesin ndryshimin e regjimit në Iran pretendojnë se është një shpresë utopike të mbajë shpresa për një revolucion kadifejepër të arritur një gjë të këtillë; përkundrazi, ata pretendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i drejtohen grupeve të opozitës iraniane që tashmë ekzistojnë, që tashmë kanë treguar një dëshirë për të luftuar regjimin dhe që duken të gatshëm të pranojnë ndihmën e SHBA-së.

Ndër grupet qëBrookings ka marrë nëkonsideratë dhe ka analizuar janë këto:

“Grupi që bie më shumë në sy në palën e opozitës dhe që ka tërhequr vëmendjen si një aleat i mundshëm i SHBA-së(dhe qësigurisht është edhe më polemiku) është KKRI (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit), lëvizja politike e themeluar nga MEK (Muxhahedinët e Popullit).

Brookings pranon këto fakte në lidhje me MEK, (theksimet i përkasin autorit):

“… MEK gjendet ende në listën e qeverisë amerikane përsa i përket organizatave terroriste të huaja. Në vitet 1970, grupi vrau tre oficerë amerikanë dhe tre kontraktorë civilë në Iran. Gjatë krizës së pengjeve në vitet 1979-1980, ky grupim e ka vlerësuar dhe mbështetur vendimin për marrjen e pengjeve amerikane dhe sipas atyre që ka raportuar Elaine Sciolino, ndërkohë që udhëheqësit e këtij grupi i dënuan publikisht sulmet e 11 shtatorit, në ambjentet e brendshme të grupit ishin përhapurfestimeve të mëdha. Pa dyshimështë një e vërtetë e pamohueshhme se ky grupi ka kryer sulme terroriste, shpesh të justifikuara nga mbrojtësit e MEK-ut, me pretendimin se këto sulme gjithnjëjanë drejtuar kundër qeverisë iraniane. Për shembull, në vitin 1981, grupi bombardoi selinë e Partisë së Republikës Islamike, e cila ishte atëherë organizata kryesore politike e lidershipit klerik, duke vrarë rreth 70 zyrtarë të lartë. Përsa i përket periudhave më të fundit, grupi ka marrë përsipër autorësinëe më shumë se dhjetëra sulmeve me mortajë, vrasje dhe sulme të tjera mbi objektivat civile dhe ushtarake iraniane në periudhën mes viteve 1998 dhe 2001. Për të punuar më ngushtë me grupin (të paktën në një mënyrë të hapur),Washingtoni do të duhet të paktën ta heqë këtë organizatë nga lista e organizatave terroriste të huaja.”

Nuk ka mundësi që të jetë një rastësi që ndërkohë që Brookings ishte duke shkruar raportin e saj të vitit 2009, tashmë kishin filluar të viheshin në jetëpërpjekjet për të hequr MEK-un nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-së – dhe MEK u hoq zyrtarisht nga kjo listaë në vitin 2012, sipas informacioneve të dhënë nga vetë Departamentit i Shtetit të SHBA-së.

Fakti që MEK është hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste për arsyen e vetme se SHBA-ja kishte nevojë për këtë organizatë për të vënë në praktikë fushatën e terrorit që kishte përgatitur kundër Teheranit shpjegon shumë gjëra: kjo organizatë – si pranohet nga vetëBrookings dhe politikë-bërës të tjerë të SHBA-së nuk ka bërë asnjë reformë të brendshme përsa i përket, mënyrës, llojit dhe objektivave që ndjek –e vetmja gjë që ndryshoi është se do ëë ndërmerrte aktivitete të tjera në Iran në mënyrë që SHBA-ja të mund të arrijë ndryshimin e regjimit.

MEK është bashkuar edhe me disa organizata të tjera terroriste që SHBA-ja ka vendosur përgjatë periferisësë Iranit që nga viti 2011 për shkak të luftëravetë shumta të deleguara të Amerikës në rajon. Këto organizata përfshijnë emra të këtillë si Al Kaeda, milicitë kurde dhe të ashtuquajturin “Shtet Islamik” (ISIS).

Brookings nën një nënseksion të titulluar “Gjetja e një kanali dhe një zone të sigurtë” parashtron se:

Me rëndësi të barabartë (dhe me shumë mundësi edhe me vështirësi të barabartë) do të jetë gjetja e një vendi fqinj të gatshëm për të shërbyer si kanal që të përçohet ndihma amerikane për grupin kryengritës, si dhe për të siguruar një strehë të sigurt ku grupi mund të trajnohet, ëplanifikojë, organizojë, kurojë dhe furnizojë me armë. (…)

(…) pa një partner të këtillë, do të ishte shumë më e vështirë për Shtetet e Bashkuara që të mund mbështeste një kryengritje. Një gjë që Shtetet e Bashkuara do të kishin në favorin e tyre në momentin që do t’i kërkonin një shtet për të luajtur këtë rol, është se shumë nga fqinjët e Iranit nuk e pëlqejnë dhe se friksohen prej Republikës Islamike.”

Që prej vitit 2009, SHBA-ja ka siguruar për vete një numër të madh kanalesh dhe zonsh të sigurta – gjë që ka qenë arsyeja kryesore pse Irani ka qenë aq shumë i përfshirë në ngjrjet në Siri që nga shpërthimi i luftës së vitit 2011. Aktualisht, Siria perëndimore pret baza të shumta ushtarake amerikane, si dhe një kontingjent të madh forcave të deleguara të përbërë nga milicitë kurde dhe ekstremistët nga Al Kaeda/ISIS duke u rikualifikuar nga SHBA-ja për rishpërndarjen në luftërat e vazhdueshme të deleguara prej tyre në të gjithë pjesët e rajonit.

Në rastin që Irani nuk do të kishtemundur që të arrinte të parandalonte të gjithë përmbysjen e shtetit sirian, kombi do të shndërrohej në një trampolinë të vetme për Al Kaidën, ISIS dhe militantët kurdë të cilët do të pushtonin dhe do të merrnin kontrollin e Iranin për t’u drejtuarnë këtë mënyrë për në Rusinë Jugore.

Duhet të theksohet se Brookings –në mesin e konkluzioneve që ka nxjerrë në lidhje me krijimin e një “kryengritjeje” kundër Iranit, shprehet se:

“Në momentin që plani do të vihet në praktikë në mënyrën e duhur, Shtetet e Bashkuara do t’i sigurojnë njëmbështetje të fshehtë kësaj kryengritjeje duke qënë gjthnjë “në mënyrë të besueshme e mohueshme”. Si rezultat, reagimi diplomatik dhe politik do të ishte shumë më i vogël sesa në rastinkur Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin me një veprim të drejtpërdrejtë ushtarak.”

Natyrisht, konspiracioni i publikuar në mënyrë të hapur dhe të aksesueshëm për të gjithë nga Brookings, i shoqëruar së bashku me zbulimin e zbatimit tëkësaj strategjie ngaSHBA-ja, ku tregohet për përdorimin e forcave të deleguara në Siri, Irak, Libi, Jemen dhe tani Iran”, e vë në dyshin funksionimin e “mohimit të besueshëm”kuWashingtoni shpresonte të mbështetej.

Pavarësisht nga kjo situatë, Perëndimi, përmes ndikimit të tij të frikshëm që ka mbi median, do të përpiqet të shpërndajë një besueshmëri bindëse lidhur me përfshirjen e SHBA-së në trazirat iraniane deri në momentin e fundit të mundshëm –kjo gjë nuk do të jetë ndryshe nga mënyra se e fshehu rolin e tij në vënien në praktikë të të ashtuquajturës “Pranvera Arabe”që nëfazat fillestare, pavarësisht se kishte përgatitur komplotin dhe organizimine viteve të trazuara paraprakisht.

SHBA-ja shpreson ta shkatërrojë Iranin, do të jetë e gatshme të parandalojë zhvillimin e vendit

Ashtu si SHBA-ja shpresonte për ndryshim të shpejtë të regjimit në Siri në vitin 2011, por megjithatë u kënaq vetëm me shkatërrimin e vendit, ndarjen e territoreve të saj dhe dobësimin e ushtrisë siriane, SHBA-ja gjithashtu ka synime primare dhe sekondare të përcaktuara tashmë për regjimin dhe planet e ndryshimit kundrejt Iranit.

Raporti i Brookings pranon këto fakte:

“… edhe në rast se mbështetja amerikane për një kryengritje do të dështonte në rezultimin e një përmbysjeje tëregjimit, ende do tëmund të vendosë Teheranin nën një presion të konsiderueshëm, gjë që do të mund të parandalonte aktivitetin e regjimit jashtë vendit por edhe do të bindte atë që të mund të bënte lëshime në lidhje me çështjet me rëndësi për Shtetet e Bashkuara (si programi i tij bërthamor dhe mbështetja ndaj Hamasit, Hizballahut dhe talebanëve). Në të vërtetë, Washingtoni mund të vendosë që ky objektiv sekondar është një arsyetim më bindës për të mbështetur një kryengritje sesa qëllimi (shumë më pak i mundshëm) që në të vërtetë të mund të përmbysë regjimin.

Thënë me fjalë të tjera, edhe njëherë tjetër është vërtetuar se ndryshimi i regjimit për SHBA-në përsëri nuk përbën një akt të vetëmbrojtjes por përbën një veprimtari të gjeopolitiëkës së saj. Strategjia e paraqitur nga Brookings është më shumë sesa thjesht një grup “alternativash”. Është një listë e përshkruar e veprimeve të përshkruara që janë demonstruar të ekzekutuara më parënë vende të ndryshmesi Siria, Libia dhe Jemeni dhe tani po manifestohen edhe në Iranin.

Në botën e analizës gjeopolitike, nuk mund të gjendet shpeshherë një rrëfim i nënshkruar me një datë dhe vend publikimi kur përshkruan komplotet kundër një tjetër shteti-komb. Në rastin e ndërhyrjes amerikane në Iran, Brookings siguron vetëm një provë të tillë, këtë artikull të gjatë deri në 200 faqe që jep me detaje gjithçka duke filluar nga opozita e fabrikuar, sponsorizimi i terrorizmit nga SHBA-ja dhe madje edhe projektimin e provokimeve nga SHBA-ja dhe Izraeli për të shkaktuar një luftë të plotë.

Ndërsa Perëndimi e shqyrton Iranin dhe lajmet që publikohen në lidhje me “trazira”, duke parë të kaluarën e medias perëndimore, justifikimet dhe gënjeshtrat e plota që publikon, duke çuar gjithnjë drejt natyrës së projektuar të këtij konflikti, ndihmon shpejt për të deshifruar të vërtetën, për të fajësuar dhe për të zbuluar mashtruesit dhe bashkëpunëtorët në një fushatë tjetër të agresionit perëndimor mijëra milje nga brigjet amerikane për t’u luftuar me paratë e tatimpaguesve amerikanë dhe ndoshta edhe me gjakun e ushtarëve amerikanë.

Burimi : Global Research/ ML