“Protestat kundër Netanyahut mund të çojnë në gjakderdhje”

Ministri izraelit i Sigurisë Publike, Amir Ohana, paralajmëroi se protestat e vazhdueshme në gjithë Izraelin kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu mund të çojnë në “gjakderdhje”.

Mijëra izraelitë protestuan kundër qeverisë së Netanyahut të shtunën, ndërsa disa protestues u arrestuan nga policia.

Duke folur për transmetuesin publik Kan, Ohana e konsideroi bllokimin e rrugëve si “një formë të dhunës”.

“Jam i shqetësuar nga urrejtja e dukshme”, tha ai.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut për akuzat e korrupsionit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike të vendit në vazhdën e pandemisë së koronavirusit.

Në Kudsin Perëndimor, policia izraelite arrestoi një të dyshuar të akuzuar se sulmoi një protestues me shishe qelqi, ndërsa në një incident tjetër, pati përplasje midis protestuesve dhe kundërprotestuesve që çoi në plagosjen e një personi pasi u godit me thikë, sipas gazetës “Times of Israel”.

Zyrtarë të tjerë izraelitë gjithashtu dënuan sjelljen e ashpër me protestuesit, përfshirë partnerin e Netanyahut në qeveri dhe ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz.

Protestat kundër Netanyahut shpërtheu dy muaj më parë dhe u intensifikuan javët e fundit, duke kërkuar dorëheqjen e tij për akuzat e ryshfetit, abuzimit të besimit dhe tri raste të tjera të korrupsionit/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne