Rajoni

Protestë e madhe e KKE-së greke në Selanik kundër planeve dhe rreziqeve imperialiste

Dhimitris Kucubas: Rrezik për popujt “interesimi” i SHBA – NATO – BE për Ballkanin.

Në pasditen e 6 Marsit 2018, populli punonjës i zonës së Maqedonisë greke tregoi vendosmërinë e tij për të intensifikuar luftën kundër planeve dhe rreziqeve imperialiste që i sjellin popujve të vendit tonë dhe të rajonit të gjerë, duke marrë pjesë masive pavarësisht motit me shi, në protestën e madhe dhe militante që organizojë Organizata e PK të Greqisë (KKE) në Maqedoninë Qendrore të Greqisë, në Selanik, me folës Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, i cili paraqiti qëndrimet e Partisë për zhvillimet në Ballkan, Lindjen e Mesme, për marrëdhëniet greko-turke dhe problemin e Qipros, pas intensifikimit të agresionit të Turqisë.

 

Dh. Kucubas vuri në dukje në fjalimin e tij se “interesimi” i SHBA-ve – NATO-s – BE-së për Greqinë e Veriut, me epiqendër Selanikun, ka lidhje me zbatimin e planeve imperialiste në rajon, në konkurrencën e tyre me Rusinë dhe Kinën. Për këtë arsye, SHBA-të dhe NATO kanë në “shënjestër” Greqinë Veriore, e cila është jo vetëm “zemra” e Gadishullit Ballkanik, por dhe në pozicion gjeografik vendimtar për planet kontradiktore të transportit të energjisë dhe mallrave. Për këtë arsye ambasadori i SHBA-ve emëron Selanikun si “porta hyrëse” e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Juglindore. Është kjo arsyeja pse ata janë duke “thurur” plane për baza të reja ushtarake, të tilla si në Aleksandrupoli.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) theksoi se intensifikimi i agresionit turk në detin Egje dhe në Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të Qipros e përgënjeshtron qeverinë, e cila do që të qetësojë popullin. Dhimitris Kucubas theksojë se, NATO gjer më sot nuk ka mbrojtur asnjë të drejtë sovrane të asnjë vendi, dhe nuk kanë për të na mbrojtur në të ardhmen.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) duke i u referuar marrëveshjes që po përgatit qeveria e SYRIZA-ANEL me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IJRM), theksojë se PK e Greqisë (KKE) nuk do të votojë pro, sepse kjo marrëveshje do të bëhet për të futur IJRM-në në NATO dhe nuk do t’i japë fund propagandës irredentiste, nuk do të sigurojë njohjen e ndërsjellët për paprekshmërinë e kufijve, integritetin territorial të dy vendeve, ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e vendit fqinj.

Dh. Kucubas i bëri thirrje popullit që të bashkohet në krah të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila është partia e vetme që mund të udhëheqë rindërtimin e lëvizjes punëtore, në luftën kundër luftës imperialiste, të ndërhyrjeve të NATO-s dhe BE-së. Që të vijë me të vërtetë popullin në pushtet.

Pas tubimit, pasoi marshim militant drejt konsullatën amerikane në Selanik. Gjatë gjithë rrugës, mijëra militantë, me pankarta dhe flamujt e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), denonconin se “imperialistët tokën prapë e ndajnë dhe me gjak të popujve kufijtë i shënojnë”, brohorisnin parulla për rezistencë dhe luftë, të tilla si “solidaritet me luftën e popujve kundër planeve të imperialistëve” ,”asnjë frikë dhe asnjë nënshtrim, me KKE për përmbysjen”.

Jashtë konsullatës së SHBA-ve në Selanik, me një shfaqe mbresëlënëse teatrale, ku atmosfera tronditej nga tingujt e sirenave të luftës dhe të bombardimeve, të rinjtë e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) treguan barbarizmin dhe vdekjen që mbjellin imperialistët dhe njëkohësisht forcën e popullit të vendosur për ta bërë realitet përmbysjen. Ata dogjën flamurin e SHBA-ve dhe brohoritën “ndaj imperializmit asnjë nënshtrim, e vetmja superfuqi janë popujt”!

 

KKE Rally, Thessaloniki

 

 

 

OPINIONE