A do të lëvizin kosovarët pa viza në fund të vitit?

Ministrja e Integrimit Evropain, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosovës po i ik treni – për liberalizimin e vizave.

“Është me rëndësi të cekim se jo vetëm jemi vonuar, por treni po na ik, proceset e vendimarrjes në Bruksel janë goxha të komplikuara”.

“Në rastin më të mirë, nesër ose edhe sot nëse plotësojmë kushtet, atëherë nevojitet, gjithmonë duke krahasuar me vendet që kanë marrë liberalizimin, nevojiten 6 muaj kohë për të hyrë në efekt”.

“Ne kemi pasur një opinion pozitiv në maj të vitit 2016, nga institucionet e BE-së që kanë thënë se me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova kishte marrë vlerësimin pozitiv që t’i jepet liberalizmi i vizave”.

Hoxha që ishte e ftuar në Info Magazine ka thënë se ka progres të mjaftueshëm lidhur me liberalizimin e vizave.

“Sa i përket këtij kushti, plotësimit të këtij kushti në ndërlidhje me procesin e liberalizimit të vizave konsiderojmë se ka pasur progres të mjaftueshëm”.

“Ne tani duhet të dorëzojmë dy kushtet e plotësuar, ne kemi dorëzuar raportin e fundit disa ditë para vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-ClaudeJuncker “.

Por kur do të mund të lëvizin kosovarët lirshëm?

“Po të kishim lëvizur më herët, afati optimal do të kishte qenë, ndoshta do të kishim arritur ta zëmë edhe qershorin. Duke pasur parasysh si veprojnë mekanizmat, institucionet e BE-së, duhet të jemi real dhe të parashikojmë që më së largu në fund të vitit, ky proces do të merrte fund dhe do të hynte në fuqi”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne