Protestohet për vezët që vijnë nga Shqipëria

Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për KosovaPress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.

Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë. “Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 cent”.

Sipas tij, Dogana dhe AUVK-u nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe prodhuesit vendor.

“Dëmi i prodhuesve vendor është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne