Protestuan paralelisht me Tiranën, arrestohen katër persona në Durrës. Mes tyre kreu i FRPD

Paralelisht me protestën në Tiranë, janë zhvilluar tubime edhe në qytetin Shkodrës dhe të Durrësit kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në qytetin bregdetar të Durrësit ka pasur edhe arrestime ku mësohet për katër persona që janë shoqëruar, mes tyre edhe kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj.

Fotot e mëposhtme i përkasin momentit të shoqërimit të tij, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet ndërsa gjatë futjes së tij në mjetin e policisë, dëgjoheshin thirrjet ‘poshtë diktatura’./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne