Policia ndaloi besimtaren myslimane/ ‘Ata janë idiotë…’ Ja si më provokonte shefi i Policisë

Një nga zonjat që mbajti fjalim sot, përpara protestuesve për shembjen e Teatrit Kombëtar, ishte një besimtare myslimane, e cila u shoqërua në komisariat gjatë së dielës.

Pjesë nga fjala:

Në këtë shesh, isha një nga ato besimtaret që përjetuam përballjen me forcat e policisë së Edi Ramës dhe ende shpresonim se mund të shpëtonim pjesën e mbetur të teatrit. Në rajon më thanë se çfarë do ti me protestë, a nuk je në agjërim dhe se duhet të rrish në shtëpi.

U habita se si një shef policie bën një pyetje idiote. I thashë se në asnjë fe njeriu duhet të rri në shtëpi dhe të mos mbrojnë vlerat e tyre kombëtare. Ata janë aq budallenj sa nuk kuptojnë se çfarë është primare.

Unë nuk e prisha agjërimin sepse nuk doja të ndihesha e fyer. Pasi na morën atë që e kishim të shtrenjtë, atë godinë ku edhe zërat e zogjve këndonin ndryshe, për inat të policisë nuk e prisha agjërimin. Ata duan të marrin çdo gjë materiale dhe fizike tonën. Për vite e vite po bëhen padrejtësi të mëdha. Kjo revoltë është për të gjitha marrëzitë, padrejtësitë dhe hajdutllëqet që ky njeri po bën këtë vend.

Në një kohë kur njerëzit nuk kanë çfarë të hanë dhe ti ndalon edhe shoqatat humanitare. Vetë, një batakçi apo një kriminel mund ta bëjë këtë gjë.

Policët e Edi Ramës kujtojnë se njerëzit vijnë këtu për ndonjë interes materiale, kujtojnë se njerëzit mund të blihen. Atë ditë u shtypa si individ. Duhet t’ua tregojmë vendin këtyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne