Protestuesi i qëllon Ramës me këpucë, kryeministri paralajmëron

Kryeministri Rama ishte tek spitali i Traumës ku vizitoi policët e plagosur në protesten e banorëve të Unazës së Re këtë të enjte para kuvendit.

Rama tha se po bëhen kërcënime nga njerez që do të largohen nga ajo zonë e Unazës së Re, por që sipas tij kjo sjellje e një pjese të banorëve rrezikon ti lërë ata edhe pa bonus qereja 3-vjecare.

Kreu i qeverisë tha se një pjesë e banorëve në këtë zonë janë zaptues dhe nuk do të mund ta ndalin dot projektin e zhvillimit.

Por vizita e Ramës tek spitali I Traumës nuk ka kaluar pa incidente. Disa protestues që ndodheshin aty kanë tentuar të qëllojnë kreun e qeverisë, madje njeri prej tyre hodhi këpucen në drejtim të tij, por truproja e Ramës arriti të shmangë goditjen drejt kryeministrit.

Më pas autori është ndaluar nga forcat e rendit duke u shoqëruar në komisariat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne