Vdes shefi i agjencisë ruse për zbulim ushtarak

Kreu i agjencisë ruse për zbulimin ushtarak GRU, ka vdekur në Moskë të mërkurën.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Igor Korobov, i cili u bë objekt i sanksioneve amerikane me pretendimin për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane, vdiq mbrëmë “pas një sëmundjeje të zgjatur e të rëndë,” fjalë që zakonisht në rusisht përdoren për të nënkuptuar sëmundjen e kancerit. Ai ishte 62 vjeç.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e patën akuzuar agjencinë që drejtonte zoti Korobov për hakerim gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016 si dhe për sulmin me agjent nervor kundër Sergei Skripalit, ish-spiun rus me banim në Britani.

Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si fushatë shpifjesh nga Perëndimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne