PS nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta

55 deputetë të Partisë Socialiste kanë firmosur mocionin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas dekretit të tij për të anulluar zgjedhjet vendore.

Pas vendimit të socialistëve, reagoi edhe Presidenca nëpërmjet Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili tha se:

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.”

Blushi theksoi se Edi Rama po kërkon ‘të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve’.

Edhe sikur Kuvendi të miratojë kërkesën e socialiste, sipas neni 131 pika dh të Kushtetutës, shkarkimi i Presidentit është kompetencë eskluzive e Gjykatës Kushtetuese, e cila prej më shumë se një viti nuk funksionon./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne