Pse Çmimi Sakharov për ujgurin Ilham Tohti do ta “çmend” Kinën

Nga James PALMER*

Ekonomisti ujgur Ilham Tohti, i cili aktualisht mbahet në një burg kinez, ka marrë Çmimin Sakharov 2019 nga Parlamenti Evropian. Po kush është ai dhe çfarë do të thotë ky çmim për të?

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit është çmim prestigjioz i të drejtave të njeriut i themeluar në vitin 1988 për nder të disidentit dhe shkencëtarit Sovjetik Andrei Sakharov dhe jepet nga Parlamenti Evropian, organi legjislativ i Bashkimit Evropian. Zakonisht ky çmim shkon për disidentët politikë dhe intelektualët.

Por kush është Ilham Tohti?

Para se të arrestohej në vitin 2014, Tohti ishte një intelektual i njohur Ujgur, iniciues për themelimin e mediave që paraqiste gjendjen e komunitetit të konsiderueshëm musliman në Kinën e komuniste.

Ashtu si shumë fitues të mëparshëm të Sakharov, Tohti është i burgosur, i mbajtur në qeli nga Kina me akuza të rënda kundër tij.

Para se të arrestohej në vitin 2014, Tohti ishte njëri nga intelektualët kryesor Ujgur i njohur për themelimin e faqes në internet Ujgur Online. Një ekonomist dhe pedagog i universitetit i shkolluar në Pekin, ai u përpoq të forcojë pozicionin e popullit të tij – një grup pakicë myslimanë në rajonin perëndimor Xinjiang. Duke bërë thirrje për një autonomi më të madhe rajonale dhe zbatim të ligjeve kundër diskriminimit, ai u bë zëri më i dëgjuar kundër masave shtypëse të shtetit në Xinjiang.

Pse u arrestua?

Në vitet 2000, sistemi kinez kishte pak hapësirë për punën e pakicave. Por kjo mini-liri filloi të ndryshojë pas trazirave të korrikut 2009 në Urumqi, ku një turmë të rinj ujgurësh vranë dhjetëra civilë, kryesisht kinezë. Veprimi u dënua ashpër nga policia hakmarrëse, forcat paraushtarake të Kinës dhe banorët jo-ujgur.

Arrestimi i Ilham Tohti – bashkë me disa anëtarë të tjerë të rrethit të tij intelektual, ishte goditja e fundit për çdo dëshirë lirie që do të mund të avokohej nga një Ujgur.

Për qeverinë Kineze, Tohti ishte i rrezikshëm. Ai u arrestua për herë të parë menjëherë pas trazirave para se të lëshohej në 23 gusht 2009, falë presionit të qeverisë amerikane. Në ndërkohë, politika qeveritare në Xinjiang u bë shumë më e ashpër, dhuna u përkeqësua, dhe shteti filloi të shihte çdo avokim të kulturës ujgure si “rrezik të natyrshëm”.

Çfarë po ndodh me Ujgurët?

Ujgurët janë cak i e një “gjenocidi kulturor”, një përpjekje për të shkatërruar gjuhën, kulturën dhe ekzistencën e tyre si një popull që ndryshon nga kinezët Han, si për nga gjuha, ashtu edhe nga besimi. Krijimi i kampeve të ndalimit për të mbajtur mbi një milion njerëz është përshkruar nga Grupet për të Drejtat e Njeriut si krim monstruoz, ku dhjetëra mijëra fëmijë janë marrë nga prindërit e tyre të burgosur dhe po mbahen në kopshtet shtetërore kineze. Shtetet e Bashkuara kohët e fundit vendosën sanksione ndaj firmave kineze për rolin e tyre në këto mizori.

Rritja e vetëdijes globale për shtypjen është vendimi prapa çmimit që Tohti mori këtë vit; në ueb faqen e çmimit thuhet: “Tohti ka qenë subjekt i një shtypjeje të pashembullt nga qeveria kineze si rezultat i identitetit të tyre unik etnik dhe fetar. Që nga Prilli 2017, mbi 1 milion Ujgur të pafajshëm janë arrestuar në mënyrë arbitrare në një rrjet kampesh internimi, ku ata detyrohen të heqin dorë nga identiteti i tyre etnik dhe fetar dhe betohen për besnikëri ndaj qeverisë Kineze. ”

Si do të reagojë Partia Komuniste Kineze për Çmimin?

Herën e fundit që çmimi iu dha një disidenti kinez, aktivistit Hu Jia në vitin 2008, përgjigja e Partisë Komuniste Kineze (CCP) ishte e heshtur. Por ky çmim mund të përkeqësojë seriozisht marrëdhëniet Kinë-BE.

Kur Çmimi Nobel për Paqen shkoi te shkrimtari i burgosur Liu Xiaobo në vitin 2010, marrëdhëniet Norvegji-Kinë u prishën për gjashtë vjet. Sakharov nuk godet aq shumë sa Nobel, por megjithatë, mund t’i hapë rrugë çmimeve të tjera ndaj atyre që kërkojnë liri të merituar. /tesheshi

* James Palmer është një redaktor i lartë në prestigjiozen Foreign Policy.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne