Pse Franca në këtë kohë vendosi të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen?

Kanali televiziv Al Mejadin në raport të tij ka analizuar rolin e Francës në rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake të saj në Jemen.

Faqja informative Pars Today duke cituar kanalin televiziv Al Mejadin, bënë të ditur se Franca po mundohet që nëpërmjet ndërhyrjes së saj ushtarake në Jemen t’u kujtojë të gjithë faktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë se Franca është e pranishme në rajon. Franca ka dërguar forcat e saj speciale në Jemen që të luftojnë përkrahë forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërhyrja ushtarake e Francës në Jemen bëhet në frontin e Hudejdas.

Pyetja kryesore është kjo që për çfarë arsye Franca në këtë kohë vendosi të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen? Ndoshta ky veprim është bërë pasi Parisi e pa që Arabia Saudite dhe aleatët e saj po flasin për një marrëveshje politika finale në Jemen dhe dëshiroi që në prag të arritjes së kësaj marrëveshje pretenduese, të rezervojë ndonjë rol politik për vete. Mirëpo për çfarë arsye një vend si Franca duhet të synojë një rol të varur në krizën e Jemenit? Paraqitja e Francës në Jemen shoqërohet me reduktimin e rolit të Parisit në Siri, sepse edhe pse forcat ushtarake të Francës janë të pranishme në lindje të provincës Dejr Al-Zur në Siri, mirëpo kjo prani ushtarake nuk ka rol aq të madh për Francën. Është e vërtetë që Franca kurrë nuk ka synuar kthimin e gjerë të saj në rajonin e Lindjes së Mesme, mirëpo toni i deklaratave të Emmanuel Macron në krahasim me presidentët e mëparshëm të Francës, tregon se Franca synon që të rigjejë edhe njëherë pozitën e vet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe të shndërrohet në një prej faktorëve që krijon balancim në rajon.

Thyerja e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri ka rezultuar me reduktimin sa më shumë të pranisë ushtarake të Francës në Lindjen e Mesme dhe kjo është në kohën kur Franca në rajone të tjera të botës si në Somali, Xhibuti, Mali dhe në vendet fqinjë të këtyre vende ka një prani të madhe ushtarake dhe roli i pallatit Elize në ngjarjen e arrestimit të Sa’d Hariri, kryeministri i Libanit, në Arabinë Saudite u bë shkak që roli i Francës në dhënien fund e disa krizave të jetë më i dukshëm.

Megjithëkëtë në botën arabe, Franca nuk ka qenë e suksesshme për të ofruar një politikë arabe të re. Sipas disa diplomatëve, për këtë që Parisi të dalë nga pozita e anëtarit vëzhgues dhe të shndërrohet në një vend vendimmarrës, duhet të marrë parasysh dy faktorë: së pari të reduktojë ndikimin e konservatorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës dhe si rezultat të ulë zërat përkrahës të Izraelit në pallatin Elize. Së dyti, Franca të lirohet nga zgjedha e Amerikës dhe e NATO-s./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne