Pse Hekurudha e Hixhazit zgjoi aq shumë entuziazëm në botën islame?

Ihsan Aktaş

 

“Erdogani po ndërton një perandori të re tregtare.” – Shtypi izraelit.

Dikush mund të ngrihet e të pyesë: “A ekziston apo jo bota islame?”. Sigurisht, kjo është një pyetje legjitime. Kur Shteti Osman u largua nga skena e historisë, shoqëritë që sot janë shndërruar në dhjetëra kombe mbetën si pa zot, ashtu edhe ranë nën kontrollin e perandorive koloniale perëndimore.

Duke qenë se Turqia është një vend i pasur me projekte, pothuajse çdo mëngjes përballemi me lajme për hapje të reja dhe projekte gjigante në fushat e transportit, urbanistikës, shëndetësisë apo industrisë së mbrojtjes.

Megjithatë, interesi i shfaqur pas nënshkrimit të marrëveshjes për Hekurudhën e Hixhazit mes Turqisë dhe Arabisë Saudite shkoi shumë përtej entuziazmit për një projekt të zakonshëm. Ky zhvillim pati një jehonë të madhe në shtypin e Arabisë Saudite, në vendet e Gjirit, në Siri, Jordani, Irak, në vendet afrikane dhe në mbarë botën arabe.

Agjencitë e lajmeve, televizionet dhe platformat e mediave sociale e mbajtën këtë temë në rend të ditës për ditë të tëra. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, u bë një nga emrat fotot e të cilit u shpërndanë më së shumti në mediat arabe.

Imazhet dhe animacionet e linjës hekurudhore që fillon nga Gadishulli Arabik dhe kalon tejpërtej Anadollit përmes Mekës, Medinës, Jordanisë e Sirisë, duke u shtrirë nga Stambolli deri në Evropë, vazhdojnë ende të shpërndahen.

Trashëgimia e Sulltan Abdylhamidit

Sulltan Abdylhamidi ka qenë një emër aq i fuqishëm dhe ka lënë një trashëgimi aq të madhe në botën islame, saqë sot shumë komentues në shkrimet e tyre i referohen rëndësisë strategjike të Hekurudhës e Hixhazit përpara Luftës së Parë Botërore. Disa llogari në mediat sociale e mbajnë gjallë këtë kujtesë historike duke shpërndarë pamje nga seriali “Payitaht Abdülhamid”, i transmetuar në TRT.

E tillë është pavdekshmëria e shtetarëve të mëdhenj. Ata, me idetë, veprat dhe trashëgiminë që kanë lënë, vazhdojnë të jetojnë pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar.

Debati për Perandorinë Tregtare

Në analizat e publikuara në shtypin izraelit, u tërhoq vëmendja se Izraeli nuk bën pjesë në këtë korridor të ri, i cili mund të ndikojë në ekuilibrat e tregtisë globale në Lindjen e Mesme. Në disa vlerësime, marrëveshja hekurudhore e nënshkruar mes Turqisë dhe Arabisë Saudite u cilësua si “Perandoria e re tregtare osmane e Erdoganit”.

Këtu ndodhemi përpara një situate interesante. Sulltan Abdylhamidi është sulltani i këtij kombi dhe ka bërë përpjekje të mëdha për të mbajtur në këmbë Shtetin Osman. Ndërsa shumë njerëz të vetëdijshëm në botën islame tregojnë respekt për kujtimin e tij, është rrapëse prania e disa shtresave që, falë imperializmit kulturor të krijuar nga britanikët, ushqejnë ende armiqësi ndaj historisë dhe sulltanit të tyre.

Siç e kam shprehur edhe në një shkrim lidhur me 15 Korrikun, ekzistojnë ngjashmëri mes qëndrimeve ndaj z. Recep Tayyip Erdoğan – i cili në të ardhmen do të kujtohet si “themeluesi i dytë i Turqisë së Madhe” – dhe qëndrimeve që dikur mbaheshin ndaj Javuz Sulltan Selimit dhe Sulltan Abdylhamidit. Ajo që është interesante ka të bëjë me faktin se vlerën që disa qarqe brenda vendit ngurrojnë t’ia japin, shumë analistë dhe komentues në vende të ndryshme të botës ia njohin atij hapur.

Afrimi Turqi – Arabi Saudite

Ajo që ka entuziazmuar intelektualët arabë, opinionin publik arab dhe shumë institucione mediatike nuk është vetëm Hekurudha e Hixhazit. Burimi i vërtetë i entuziazmit është afrimi mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, dy fuqive kryesore të botës islame.

Kur Shteti Osman e humbi këtë ekuilibër strategjik gjatë Luftës së Parë Botërore, ai humbi edhe luftën. Fakti që sot po ngrihet sërish një ekuacion i ngjashëm, natyrshëm shqetëson Izraelin, ndërsa ngjall shpresë te popujt e rajonit.

Kërcënimi Izraelit dhe Solidariteti Rajonal

Gjenocidi në Gazë, sulmet ndaj Libanit dhe zhvillimet në Siri kanë krijuar shqetësime serioze të sigurisë në rajon. Për këtë arsye, kërkesa për solidaritet mes vendeve të rajonit po fiton fuqi.

Është e qartë se përafrimet mes Turqisë, Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Pakistanit nuk janë rastësi. Perceptimi i një kërcënimi të përbashkët dhe nevoja për stabilitet rajonal po i afrojnë vendet myslimane gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën.

Ashtu siç mbeti për vite me radhë në kujtesë entuziazmi që krijoi në Turqi fitorja ndaj një skuadre angleze në periudhën kur Galatasaray fitoi Kupën UEFA, edhe entuziazmi që projekti i Hekurudhës së Hixhazit ka krijuar në botën arabe ka një efekt psikologjik të ngjashëm. Ky entuziazëm, në fakt, është ringjallja e një kujtese historike të pluhurosur.

Në kujtesën e kombeve të mëdha, disa fitore dhe disa humbje vazhdojnë të jetojnë. Dhe shpesh është pikërisht kjo kujtesë ajo që i kthen kombet sërish në rolin e tyre në skenën e historisë.

Përfundim

Sot, Hekurudha e Hixhazit nuk po diskutohet thjesht si një projekt transporti. Kjo linjë shihet si një simbol i ritakimit të gjeografive të copëtuara, i ringjalljes së kujtesës së përbashkët dhe i shpresave të botës islame për të ardhmen.

Kombet e mëdha ngrihen në këmbë herë pas here me fitore ushtarake, herë me hapa ekonomikë, e herë me simbole që u kujtojnë idealet e përbashkëta.

Entuziazmi i krijuar rreth Hekurudhës së Hixhazit është rikujtimi i një memorie të shpërndarë prej një shekulli, ri-fuqizimi i idesë për një fat të përbashkët dhe hyrja e popujve të rajonit në kërkim të një horizonti të ri për të ardhmen.

Prandaj, interesi i treguar ndaj kësaj linje hekurudhore nuk është vetëm ndaj një investimi në transport, por është pasqyrim i mallit për një pretendim qytetërues që buron nga thellësitë e historisë./yenisafak.com

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne