Pse MEK-u mundohet te fshehi te kaluaren e saj terroriste?

Ali Huseini

Muxhahedinët e Popullit të Iranit (MEK), te njohur kryesisht si MKO (Organizata e Muxhāhedin-e Khalq), ishte një organizatë paraushtarake e themeluar në vitin 1965 në Iran. Pas përmbysjes së Mohammadreza Pahlavit dhe fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, kjo organizatë, duke pretenduar se ishte faktori kryesor në arritjen e Revolucionit Islamik, filloi të ngjallte armiqësi ndaj qeverisë së re islamike të Iranit. Në vitin 1981, MKO shpalli revoltë të armatosur kundër Republikës Islamike. Duke kryer operacione terroriste në përmasa të mëdha dhe të vogla, organizata shkaktoi më shumë se 17,000 martirë iranianë. Dy operacionet më të rëndësishme të MEK-ut ishin bombardimi i zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë së Republikës Islamike (IRP) të Iranit, që shkaktoi renien dëshmor te presidentit, kryeministrit, kreut të Gjykatës Supreme të Republikës Islamike të Iranit. dhe më shumë se shtatëdhjetë zyrtarëve kryesorë. Pas arratisjes nga Irani, organizata u zhvendos në Irak ku Sadam Huseini, diktatori i Irakut, e mirëpriti në vendin e tij. Ne Irak muxhahedinet rrembyen armët kundër vendit të tyre dhe morën pjesë në dy operacione kundër Republikës Islamike.

Në fund të sundimit të Sadam Huseinit mbi Irakun, pas rreth 25 vjetësh në vend, me mbështetje financiare nga disa vende arabe dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga amerikanët, MEK u dëbua nga Iraku dhe u vendos në Shqipëri. Për të ndryshuar imazhin e saj terrorist, vitet e fundit MEK ka mbajtur takime vjetore me pushtetare të ndryshem, duke përfshirë kurdët e Irakut dhe Iranin. Në këto takime, pensionistët politikë që ne vendet e tyre kane dale jashte loje, ftohen ne tubimet e MEK-ut qe të mbajnë fjalime të rreme dhe të gjenerojnë emocione për të krijuar një imazh të ri të Organizatës së Muxhahidëve.

Takimet vjetore të anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve duhen parë si një fushatë për të varrosur të vërtetat historike që kjo organizatë ka pasur gjatë jetës së saj. Shembuj të këtyre fakteve historike përfshijnë vrasjen e këshilltarëve amerikanë dhe vrasjen e burrave dhe grave të pambrojtura në Iran, krimi i vetëm i të cilëve ishte mbajtja e mjekrës apo venia e shamive nga grate muslimane.

Organizata e Muxhahedinëve ka kryer aksione të shumta kundër popullit iranian gjatë gjithë historisë së saj. Kur anëtarët e MEK-ut nuk ishin në gjendje të arrinin sukses në rrugë në dukje demokratike, ata ndryshuan stilin e tyre operacional, nga politik në ushtarak.

Ky veprim i MEK-ut ishte i parashikueshëm për shkak të grumbullimit të armëve dhe municioneve dhe vjedhjeve nga kazermat ushtarake në mes të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Si rezultat i kapjes së armëve dhe municioneve, muxhahedinët përfituan dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të armatosura.

Qe pas revolucionit Iranian, MEK-u ka vrare rreth 17,000 qytetarëve iranian. Aktet terroriste të MEK-ut demonstrojnë qasjen e dhunshme të këtij grupi. Ai vazhdon këto veprime që nga bombardimet dhe vrasjet e figurave revolucionare në fillimin e Revolucionit Islamik të Iranit deri në hakmarrjen e këtyre anëtarëve, vite pas arratisjes nga Irani dhe vrasjes së figurave sikur dëshmori Sayad Shirazi e të tjerë. Drejtuesit e MEK-ut janë përpjekur gjithmonë t’i mbajnë të fshehta veprimet e tyre.

Nga ana tjetër, fale bashkepunimit te kesaj organizate me regjimin e Sadamit, MEK ka shkaktuar vrasjen e popullit irakian, veçanërisht të kurdëve, fakte qe sot MEK mundohet ti fshehe. Pas ardhjes së amerikanëve në Irak dhe transferimit të MEK-ut në Shqipëri, ky grup nuk ka mundur të heqë dorë nga sjelljet terroriste dhe po përpiqet ta ktheje Iranin në shënjestër të aktiviteteve të tij terroriste. Veprimet e tjera të MEK-ut, jane edhe ato qe çuan në martirizimin e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit, dhe bashkëpunimi i organizatës me agjencitë e spiunazhit të vendeve si Amerika dhe Izraeli.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit kërkon të fshijë fytyrën e saj terroriste duke mbajtur takime vjetore në të cilat nuk ka asnjë lajm për bemat e shkuara të organizatës. Në fakt, mbledhjet vjetore të organizuara nga Organizata e Muxhahedinëve duhen parë si fushata propagandistike për të fshirë dhe harruar ngjarjet e përgjakshme dhe të dhunshme që kjo organizatë ka kryer ne te kaluaren.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne