Rajoni Shqiperia

Pse nuk e njeh Palestina shtetin e Kosoves?

Ne nje shkrim te Gazetes Impakt te shperndare nga faqja ne Facebook “Palestinezët në Shqipëri”, faqe qe  merret me çështjet e palestinezëve në Shqipëri, nje prej komentuesve shiptar me emrin Lulzim Toska pyet “Pse nuk e njihni shtetin e Kosoves, a mund te me ktheni pergjigje… Falemners per moskorrektesen tuaj, tregoni se cfar mallit jeni dhe sa keni me ba perpara.”

Ndersa faqja”Palestinezët në Shqipëri”, i pergjigjet si meposhte:

Ne lidhje me pyetjen qe ju parashtroni, na lejo te sqarojme sa me poshte:

Të dashur miq dhe vëllezër shqiptarë, kohët e fundit kemi vënë re se ka disa komente të cilat lidhen me njohjen e Republikës së Kosovës nga Shteti i Palestinës.

Për këtë , dëshirojmë të theksojmë sa më poshtë vijon:

Së pari: Ne si popull palestinez, që kemi më shumë se disa dekada me radhë që vuajmë nga pushtimi izraelit, i kuptojmë më shumë se çdokush tjetër në botë vuajtjet e popullit kosovar dhe të popujve të tjerë të shtypur.

Së dyti: Shtrohet pyetja e rëndësishme!? A është Qeveria e Kosovës e gatshme të njohë Shtetin e Palestinës?!

Fatëkeqsisht, ish-Zevendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar më parë se Kosova nuk do ta njohë Shtetin e Palestinës.

Së treti: Ne si popull palestinez mbështesim të gjithë popujt e botës në përpjekjet e tyre për vetëvendosje, sikurse përkrahim të gjitha konventat dhe rezolutat ndërkombëtare që lidhen më këtë çështje.

Së katërti: Mbështetja e popullit palestinez në përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi dhe shpëtimin e tij nga kthetrat e pushtimi izraelit, i cili kryen çdo ditë vrasje ndaj civilëve të pafajshmë palestinezë, është detyrë e çdo njeriu të lirë në këtë botë, është detyrë e çdo individi që ka ndërgjegjie njerëzore, është detyrë e gjithësecilit që beson tek demokracia dhe tek të drejtat e njeriut.

Padrejtësia me të cilën përballet populli palestinez duhet të ndalet dhe pushtuesit izraelitë duhet të japin llogari për të gjitha krimet që kanë kryer.

Së pesti: Ne jemi nga të parët e vendeve arabe që kemi krijuar marrëdhënie dypalëshe me Republikën e Shqipërisë për më shumë se dhjetra vite, marrëdhënie të cilat u kurorëzuan me hapjen e Ambasadës tonë në Shqipëri që në vitin 1989. Vlend të theksohet se marrëdhëniet zyrtare me Shqipërinë datojnë që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar, ndërkohë që Presidenti i ndjerë palestinez Yasser Arafat ka qënë i pari lider arab që ka vizituar Shqipërinë në vitin 1996.

Së fundi: Parimet nuk copëtohen, dhe ai i cili i shet parimet për interesa të ngushta e humb besueshmërinë. Populli palestinez vazhdon të jëtojë nën pushtimin ushtarak izraelit, i cili e privon nga të drejtat më themelore të tij.

Për këtë, ne jemi pala e cila ka nevojë për mbështetjen e gjithë botës. Jemi ata të cilët kemi nevojë që bota të qëndrojë krah nesh për të mbrojtur dhe zbatuar ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

 

OPINIONE

INTERVISTA