‘Psikopati’ Donald Trump

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur Donald Trumpin ‘psikopat’. Thotë se duke marrë parasysh problemet e vetë Amerikës, presidenti amerikan s’do të duhej të kryente sulme nukleare kundër Penjanit.

Komentet e bëra në një artikull të gazetës zyrtare Rodong Sinmun, erdhën pasi një student amerikan i cili ishte i burgosur në Korenë Veriore vdiq pasi u rikthye në SHBA.

Trump iu kundërpërgjigj vdekjes së 22 vjeçarit Otto Warmbier duke e quajtur Korenë Veriore si një ‘regjim brutal’ derisa e kishte përshkruar diktatorin Kim Jong-un si ‘njeri të marrë’.

Marrëdhëniet në mes të dy vendeve nuk janë në fazë të mirë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne