Publikohen pamjet që po bëjnë xhiron e botës: Dëbora në Teksas e rreme dhe e hedhur prej Bill Gates

Një teori e re e pazakontë konspirative është përhapur në internet pasi Teksasi po përballet nga një stuhi e rëndë dimri. Videot virale në TikTok treguan se disa përdorues dukeshin të hutuar nga vetitë e borës që mbuluan shtetin javën e kaluar, duke pretenduar se është “prodhuar” dhe mbane erë “si plastike” kur nxehet. Një video tregon një grua të re Teksane që përpiqet të shkrijë një top dëbore me një qiri por topi i borës që ajo mban nxihet nga flaka e qiriut por nuk shkrihet menjëherë.

“Bora duhet të shkrihet. Nuk mendoj se kjo është bora. Unë mendoj se kjo është dëborë e prodhuar ”, thotë gruaja. Ajo vazhdon të mbajë një top dëbore mbi një tharëse flokësh në një video tjetër.

Një tjetër teori thotë se Bill Gates ka lidhje me “borën e rreme” në shtetin jugor të SHBA. Teoricienët e konspiracionit kanë lidhur stuhinë e dimrit me SCoPEx, një grup kërkimor i Harvardit, i financuar pjesërisht nga Gates, i cili po shikon qëndrueshmërinë e përdorimit të gjeoinxhinierisë diellore për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës. Sipas një kontrolli fakti nga USA Today, procesi i dëborës së nxehtë që duket se nuk pikon shpjegohet me “sublimim”. Sublimimi është një proces i ngjashëm me avullimin, ndodh kur një trup i ngurtë bëhet gaz, pa u bërë më parë lëng. Teoritë e çuditshme të konspiracionit vijnë pasi moti ekstrem la dhjetëra të vdekur dhe të tjerët përballen me super fatura të shtrenjta të energjisë vetëm për të qëndruar gjallë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne