Publikohet raporti për 22 kryetarë bashkie: Të hetohen nga SPAK, kanë shpërdoruar detyrën në zgjedhjet e 14 majit

Në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar sot kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 Kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Kërkesa është dorëzuar nga Qëndresa Qytetare, e cila në një raport të detajuar thotë se veprimet e kryetareve te bashkive plotësojnë te gjitha elementet e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal. Sipas raportit, 5 nga 22 Kryetarët apo ish kryetaret e ndëshkuar te Bashkive rezultojnë përsëritës ne shkeljet e tyre, madje disa nga këto subjekte gëzojnë aktualisht pozitën e personit nën hetim për vepra të ndryshme penale, ose statusin e të pandehurit apo të dënuarit.

“Ky fakt shton dhe më shumë dyshimet se këto subjekte, nuk kanë respektuar dispozitat e Kodit Zgjedhor në të njëjtën mënyrë sikundër nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi përsa lidhet me veprat penale për të cilat janë nën hetim apo akuzohen të kenë kryer”, thotë Qëndresa Qytetare.

Nisur nga ky konstatim, Qëndresa Qytetare thotë se inkurajon  SPAK dhe drejtuesin e saj që pas verifikimit te rasteve, të fillojë ushtrimin e ndjekjes penale me qëllim jo vetëm dhënien e drejtësisë, por dhe dekurajimin e sjelljeve që shtrembërojnë barazinë e subjekteve në zgjedhje dhe dëmtojnë zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

“Nga ana tjetër inkurajojmë Departamentin e Administratës publike, te marrë masat e duhura disiplinore për 31 Sekretaret e Përgjithshëm dhe zyrtaret me status te nëpunësit civil, te gjendur me shkelje ne zgjedhjet e 14 Majit.

Inkurajojmë KQZ t’i adresoje ne kohe ne organet e hetimit penal te gjitha rastet e evidentuara me dyshime për figura te veprave penale ne zgjedhjet vendore apo qendrore”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Kur na ndajnë një vit nga zgjedhjet Parlamentari, Qëndresa thekson se “kontributi i çdo strukture ka rendësi, për te mbajtur Shkollat, Kopshtet, Spitalet, zyrtaret dhe parat publike larg përdorimit për qëllime elektorale”.

“Çdokush që do të vendosë partinë përpara detyrës publike do të duhet të përballet me drejtësinë”./tpz

Publikohet raporti për 22 kryetarë bashkie: Të hetohen nga SPAK,

Publikohet raporti për 22 kryetarë bashkie: Të hetohen nga SPAK,

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne