Bota

Puigdemont kërcënon Spanjën

Në rast se Spanja do të anulojë autonominë e rajonit të Katalonjës ne do të shpallim pavarësinë.

Kështu ka deklaruar Carles Puigdemont kryetar i rajonit të Katalonjës në reagim ndaj qëndrimeve të fundit të qeverisë së Madridit. Spanja e kërcënon hapur Katalonjën se do t’ia pezullojë autonominë, nëse Carles Puigdemont nuk heq dorë nga dëshira për pavarësi. Kërcënimi erdhi përmes zëvendëskryeministres, Soraya Sáenz de Santamaría, një ditë përpara skadimit të ultimatumit të fundit të dhënë udhëheqësit të rajonit të pasur, nga Madridi zyrtar. “Qeveria e Spanjës e ka një përgjigje të mbështetur gjerësisht nga shumica parlamentare, një shumicë e cila e fton zotin Puigdemont ta diskutojë çështjen aty ku shtrohen në diskutim të gjitha çështjet e rëndësishme të këtij vendi. Ai tani ka mundësinë t’i ndreqë gjërat, të jetë i qartë e t’i rikthehet ligjshmërisë”, tha Soraya Sáenz de Santamaría, zv.kryeministre e Spanjës. Këmbëngulja e Santamarías për rikthimin e qeverisë katalanase në “legjitimet” është e fortë, por nuk dihet sesa do ta marrë parasysh Puigdemont apelin e saj. Presidenti i Katalunjës është nën presionin e fraksioneve me shumë ndikim brenda lëvizjes separatiste, të cilat këmbëngulin të ecet përpara me të ashtuquajturën udhërrëfyes të pavarësisë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA