Sociale

Punonjësit e transportit publik nesër në protestë: Kërkojmë pagën dhe rinisjen e punës

Shoqata e Transportit Publik paralajmëron se do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Protesta do të nisë në orën 11:00, ku punonjësit do të kërkojnë pagën dhe hapjen e transportit publik.

“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.

Kujtojmë se transporti publik ishte njoftuar të hapej këtë të hënë, më 15 qershor, por u shty për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

/BW

OPINIONE

INTERVISTA