ShBA redukton trupat në Gjermani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump njoftoi se ai do të reduktojë në 25.000 numrin e ushtarëve amerikane në Gjermani.

Këto deklarata Trump i bëri gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e trupave nga Gjermania, presidenti amerikan bëri këtë vlerësim:

“Ne do të zvogëlojmë në 25.000 numrin e trupave tona në Gjermani. Siç e dini, Gjermania është neglizhente me pagesat (kontributin) në NATO. Ata i kanë borxh NATO-s me miliardë dollarë. Nëse nuk do të paguajnë, përse duhet t’i mbajmë ne ushtarët tanë atje?”/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne