Izraeli bombardoi pikat ushtarake të Brigadave “Al-Qassam” në Gazë

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee njofton në deklaratën e tij të shkruar se pikat ushtarake të Hamasit në jug të Gazës janë goditur me zjarr artilerie dhe sulmuar me avionë luftarakë.

Adraee argumentoi se kjo ofensivë ishte kryer si kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketa të bërë më parë nga Gaza.

Edhe media publike izraelite «KAN» njoftoi se ushtria izraelite kishte marrë në shënjestër 3 pika ushtarake të Hamasit në veri të Gazës.

«KAN» raportoi se raketa e lëshuar nga Gaza kishte rënë në vendbanimin Eshkol, që ndodhet në Nexhefin perëndimor, në jug të Izraelit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne