Gjykata dënon ish-deputeten Tabaku për shpifje ndaj Veliajt

Gjykata e Tiranës dënoi ish-deputeten Jorida Tabaku me 500 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Ish-deputetja u dënua me 500 mijë lekë gjobë, por duhet të paguajë dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. Po ashtu, ajo duhet të përgënjeshtërojë deklaratat ndaj Veliajt.

Kryebashkiaku paditi Tabakun për shpifje për deklaratat e saj për tenderin e Unazës së Re, ku Tabaku shprehej se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne