Punonjësit e Transportit Publik protestë: Të plotësohen kërkesat tona!

Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë janë mbledhur paraditen e sotme për të protestuar përpara ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve.

“Kërkojmë të marrim një tjetër pagë lufte, ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona ndaj qeverisë, ata duhet ti plotësojnë pasi janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj lutem të merren parasysh. Në protestë kemi dalë nga halli”,-tha një protestues.

Ata kërkojnë një tjetër pagë lufte. Punonjësit nuk janë lejuar të protestojnë përpara ministrisë, për shkak se nuk lejohen grumbullimet.

Ata janë shpërndarë nga policia. Ndërsa, aktualisht protestuesit janë pozicionuar midis kullës së sahatit dhe Bibliotekës Kombëtare./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne