Shqiperia

Punonjësja e policisë këshillon trafikantët e drogës të hedhin celularët

Kur nisën dyshimet se përgjoheshin nga italianët, Habilajt u këshilluan me një punonjëse policie, që sot është në radhët e dëshmitarëve të penduar të prokurorisë. Por edhe vetë Brunilda Alikaj, është përgjuar nga italianët ndërsa këshillonte trafikantët të hidhnin celularët dhe të përdornin citofonin në komunikimin mes tyre. Alikaj ka treguar në prokurori së pranoi të bashkëpunonte me trafikantët, pasi Moisi Habilaj i garantoi lidhjet me Tahirin duke i premtuar rritje në detyrë.

*Përgjimi ambiental në bordin e autoveturës “BMë”, me targë BZ140RJ, në përdorim të Maridian Sulajt.

Data 16.01.2016, Brunilda fton Maridianin që të tregohet shumë i kujdesshëm me telefonin, sidomos në Itali.

Në orën 20:06:57, Maridiani propozoi marrjen e disa telefonave:

Maridian Sulaj: Mirë, dakord, me ata (telefonat) që përdorim ne, nuk ka arsye pse të kemi probleme.

Brunilda Alikaj: Jo!

Maridian Sulaj: Po çon mesazh?

Brunilda Alikaj: Jo!

Maridian Sulaj: Ai nuk e di kush jam unë…? (Nuk përfundon fjalinë).

Brunilda Alikaj: Aspak…!

Maridian Sulaj: Dakord, por pozicionin arrin ta gjej? D.m.th që ky telefon rri në shtëpinë time… në të tillë vend?

Brunilda Alikaj: I arrin… i arrin.. Hidhe.. Lëre të fundit dhe hidhe…

Maridian Sulaj: Ah?

Brunilda Alikaj: Po hidhe… pak numra janë…?

Maridian Sulaj: Jo… Jo… telefonin e lë në shtëpi (bëhet fjalë për telefonin “cifoton”).

Brunilda Alikaj: Kuptoj…

Maridian Sulaj: Atij i shkon pozicioni im, që ky telefon është në këtë rrugë, në këtë vend?

Brunilda Alikaj: Po i shkon…

Maridian Sulaj: Akoma…?

Brunilda Alikaj: Për këtë arsye po të them. Ki kujdes… mos komuniko… mbaje në makinë… në makinë poshtë… ajo rri poshtë… sinjalin e kap antena…

Maridian Sulaj: Akoma me atë…

Brunilda Alikaj: Por nuk mund ta marrë se kush është…

Maridian Sulaj: Po, e vërtetë sepse janë shumë hyrje… (janë shumë apartamente).

Brunilda Alikaj: Janë shumë hyrje… por pastaj me antenën nuk gjendet shtëpia… shtëpitë jo… por ai gjen zonën. Jo shtëpinë… (ndërpritet përgjimi).

OPINIONE