Putin: Amerika të japë prova, të mos bëjë vetëm zhurmë

Kreu i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin kërkoi prova për pretendimet për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2016 dhe paditë e përgatitura ndaj 13 nënshtetasve rusë të akuzuar për këtë çështje.

Në një reportazh të dhënë Megyn Kelly-t të NBC-së tha se “mos paraqitja e provave nuk është asgjë tjetër veçse zhurmim”.

Pasi Kelly rikujtoi pretendimet për infiltrimin në llogaritë e Komitetit Demokratik Kombëtar dhe hapjen e llogarive “infiltruese” në Twitter dhe Facebook dhe lajmet me informacione të gabuara për zgjedhjet presidenciale, Putini theksoi edhe një herë se autoriteteve ruse duhet ti jepen prova për këtë pretendime.

“Ne duhet të shohim veçanërisht se çfarë kanë bërë njerëzit e akuzuar. Na jepni dokumente, na jepni informacione. Duke pasur respekt për ju dhe Kongresin amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka persona që kanë 100% diplomë juridiku” tha Putin.

Ndërkohë që Kelly tha se ka diplomë juridiku, Putin u përgjigj duke thënë: “Njerëzit që kanë marrë një arsim të mirë duhet të kuptojnë se nuk mund të procedojmë personat që nuk kanë shkelur ligjet ruse. Duhet të kuptoni se Prokurorisë së Rusisë duhet ti drejtoheni me një kërkesë zyrtare. Na paraqisni kërkesë zyrtare”.

Lideri rus theksoi se ky proces nuk mund të realizohet me anë të medias apo zhurmën e Kongresit por duhet të procedohet nëpërmjet kanaleve zyrtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne