Putin ironizon: Rusia e gatshme t’i ofrojë azil politik ish-kreut të FBI-së, James Comey

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ironizoi dëshminë e ish-kreut të FBI-së, James Comey, i shkarkuar nga Donald Trump ndërsa po hetonte në lidhje me një ndërhyrje të munshme të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke i propozuar me një ton qesëndisës se do t’i jepte azil politik.

Lideri rus ndër të tjera akuzoi sërish SHBA-në për ndërhyrje kudo nëpër botë.

“Nëse kanë nisur procedurat ligjore kundër tij (James Comey), ne jemi të gatshëm për t’i dhënë azil politik në Rusi”, deklaroi Putin duke ironizuar gjatë një emisioni televiziv të përvitshëm me pyetje-përgjigje.

“Duhet që ai të vihet në dijeni të kësaj mundësie”, vuri theksin ai.

Vladimir Putin u ndal tek pengesat e homologut amerikan, Donald Trump, i përfshirë në një test force me ish-kreun e FBI-së, në lidhje me Rusinë./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne