Putin me kërkesë të Erdoganit liron nga burgu liderët tatarë të burgosur në Krime

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko deklaroi se janë lënë të lirë dy liderë tartarë  që mbaheshin të burgosur në Krime.

Poroshenko falënderoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan për rolin që luajti në lirimin e personaliteteve të Krimesë, Ahtem Çiygoz dhe Ilmi Umerov.

Bëhet e ditur se lirimi i Çiygoz dhe Umerov erdhi pas kërkesës personale të Presidentit Erdoan ndaj kreut të Rusisë, Vladimir Putin.

Ilmi Umerov dhe Ahtem Çiygoz që u dërguan me avion në Turqi, nesër do të shkojnë në Kiev, Kryeqytetin e Ukrainës.

Gjykata ruse, me arsyen se kishin bërë krime në Krime kishte dhënë dënime të ndryshme me burgim për Ilmi Umerov dhe Ahtem Çiygoz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne