Putin: Kontrolluesi i Inteligjencës Artificiale dominon botën!

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi me studentët theksoi drejtpërdrejtë se ai që do të arrijë të jetë lider në sektorin e Inteligjencës Artificiale (IA) do të ketë mundësinë të dominojë botën.

“Inteligjenca Artificiale është e ardhmja, jo vetëm për Rusinë, por për të gjithë qenien njerëzore. Kjo sjell mundësi të mëdha, por edhe kërcënime që janë shumë të vështira të parashikohen. Ai që do të bëhet lider në këtë sektor do të jetë sovrani i botës”, deklaroi Putin.

“Nëse do të ekzistonte një subjekt apo një komb në gjendje të dominonte sektorin e IA-së do të krijohej një monopol shumë i rrezikshëm”, shtoi Putini.

“Nëse ne do të bëhemi lider në këtë sektor do ta ndajmë këtë njohuri me të gjithë botën ashtu si bëjmë me teknologjinë bërthamore”, theksoi presidenti rus./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne