Mianmari jashtë agjendës së ministerialit të BE-së në Estoni

Situata në Mianmar nuk është në rend dite të takimit të sotëm joformal të ministrave të punëve të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në kryeqytetin e Estonisë, Talin, njoftoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë me shefin e diplomacisë estoneze, Sven Mikser, Mogherini tha se ministrat e vendeve anëtare të BE-së biseduan për çështjen e programit bërthamor të Kores së Veriut, procesin e paqes në Lindjen e Mesme, krizën politike në Venezuelë dhe radikalizmin dhe luftën kundër terrorizmit në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Ajo rikujtoi se brenda BE-së ekziston pajtueshmëri parimore për rritjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Mogherini deklaroi se “është e pamundur të flitet për procesin e paqes në Lindjen e Mesme” duke theksuar se BE-ja mbështet zgjidhjen me dy shtete kur diskutohet për marrëdhëniet Izrael-Palestinë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimin e BE-së ndaj zhvillimeve në Mianmar, Mogherini deklaroi se Mianmari nuk ka qenë në rend dite. “Mianmari nuk është në rend dite”, tha Mogherini dhe shtoi se nuk dëshiron të flas për tema që nuk kanë qenë në rend dite të takimit të sotëm.

BE-ja në një njoftim tjetër bërë disa ditë më parë bëri thirrje “që të gjitha palët në Mianmar të ulin tensionet”, por në atë njoftim nuk kishte tone dënuese ndaj dhunës që ushtrohet mbi myslimanët e Arakanit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne