Fregata turke në ndihmë të anijes tregtare greke në Gjirin e Adenit

Thirrjes për ndihmë të anijes tregtare greke iu përgjigj fregata turke.

Anija tregtare me flamur grek bëri thirrje për ndihmë në Oqeanin Indian.

Në Gjirin Aden, fregata Giresun me detyrë në kuadër të Operacionit të Luftës me Hajdutët e Detit u vu menjëherë në veprim për thirrjen emergjente.

Helikopteri i fregatës Giresun, mori në bord personelin e anijes tregtare, nënshtetasin grek Vazoios Marcos, të cilit për shkak të një aksidenti i ishte këputur gishti i madh i dorës së majtë.

Pas ndihmës së parë nga mjeku ushtarak i fregatës Giresun, marinari i plagosur u dërgua në portin më të afërt që ishte në qytetin Salah të Omanit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne