Putin: Lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet pa dyfytyrësi

Presidenti i Rusisë deklaroi se ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të Lindjes së Mesme, shkakton kaos dhe shtimin e kërcënimeve terroriste.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të shtunën në ceremoninë e hapjes së samitit të 137-të të Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU) në Saint Petersburg të Rusisë, theksoi se lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet pa çfarëdo lloj dyfytyrësie dhe kërkoi formimin e një fronti të unifikuar për të luftuar kundër terrorizmit. Në këtë samit marrin pjesë delegacionet parlamentare të 170 vendeve të botës duke përfshirë edhe atë të Republikës Islamike të Iranit. Presidenti i Rusisë gjithashtu në lidhje me negociatat e Astanasë për krizën në Siri, deklaroi: “Qëllimi i vazhdimit të bisedimeve në Astana, është shkatërrimi i terrorizmit dhe kthimin e qetësisë dhe stabilitetit në Siri. Deri më tani janë zhvilluar gjashtë raunde të negociatave në nivel të lartë në Astana me pjesëmarrjen e delegacioneve të qeverisë së Sirisë dhe të opozitarëve të armatosur/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne