Putin mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shqyrton gjendjen ekonomike në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kryesuar Këshillin për Siguri Kombëtare në të cilën u shqyrtua situata ekonomike në këtë vend.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se në mbledhje është shqyrtuar situata aktuale në Rusi dhe në botë me theks mbi ekonominë.

“Është shqyrtuar edhe jostabiliteti dhe kriza e cila është aktuale në tregun ndërkombëtar”, tha Peskov.

Ai tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare shqyrtoi edhe luftën të cilën Rusia e zhvillon me qëllim të pengimit të përhapjes së koronavirusit.

“Temë e bisedës ka qenë edhe kërkimi për ilaçet efikase dhe vaksinën për koronavirusin”, tha Peskov.

Një nga temat kryesore ka qenë edhe rënia e madhe e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Të mërkurën çmimi për një fuçi nafte ra nën 25 dollarë që është hera e parë që nga maji i vitit 2003./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne