Putin më 19 nëntor do të vizitojë Turqinë

Këshilltari për Politikë të Jashtme i Kremlinit, Yuriy Ushakov, njoftoi se presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Turqi me rastin e përfundimit të pjesës që kalon nga deti të projektit “Rrjedha Turke”.

Ushakov, në deklaratën për gazetën Izvestiya, ka theksuar se ceremonia në të cilën do të marrë pjesë Putini do të zhvillohet më 19 nëntor në Stamboll.

Ndërkohë, në ceremoni do të marrë pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Rrjedha Turke”, e cila gazin rus do ta përcjellë në Turqi dhe nga Turqia në Evropë, do të përbëhet nga dy linja me nga 15,75 miliardë metra kub kapacitet në vit.

Linja e dytë projektit pritet që të kalojë përmes Greqisë në Itali ose përmes Bullgarisë në Serbi. Ndërtimi i pjesës së dytë pritet të filloj vitin e ardhshëm./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne