Urdhër i ri, punëtorëve do t’ju vendoset çip

Prodhuesi i çipave të RFID në Angli BioTeq ka instaluar deri tani në 150 persona një çip në madhësinë sa një kokërr orizi të ngjashëm me atë që i janë vendosur kafshëve shtëpiake.

Çipi i vendosur nën lëkurë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, duke tundur dorën mund të hapë dyert kryesore të kompanisë dhe gjithashtu mund të ndezë makinat e kompanisë.

Gjithashtu në këta çipa mund të ngarkohen dhe të dhënat shëndetësore të punonjësve.

Frances OesGrady, sekretari i përgjithshëm i TUC, tha se tashmë ishte i shqetësuar për faktin se punonjësit tashmë mund të detyroheshin të vendosin çip, dhe tha, se disa punëdhënës po ndjekin mikro-menaxhim përmes teknologjisë duke mos respektuar të drejtat e privatësisë së punonjësve.

Ne i bëjmë thirrje punëdhënësve të qëndrojnë larg kësaj,

O.Grady duke shtuar se me këta mikroçipa pronarët do të marrin më shumë pushtet dhe kontroll mbi punonjësit e tyre u shpreh: “Ne i bëjmë thirrje punëdhënësve të qëndrojnë larg kësaj”.

Vitin e kaluar kompania, Three Square Market në Wisconsin, u bë kompania e parë në Shtetet e Bashkuara e cila vendosi çip në mënyrë vullnetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne