Bota

Putin nderon rrjetin e inteligjencës ruse

Presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar oficerët e rrjetit të inteligjencës së vendit të tij duke i quajtur ata si “njerëz unikë”.

“Të heqin dorë nga jeta e tyre, të afërmit dhe më të dashurit e tyre dhe të largohen nga vendi për shumë vite dhe të kushtojnë jetën e tyre në atdhe, jo të gjithë janë të aftë ta bëjnë këtë”, tha Putin, i cili është vetë ish oficer i KGB-së. Putin shtoi se oficerët e inteligjencës ruse nuk janë si njerëzit e tjerë dhe kanë mbi karakteret normale, bindjet dhe cilësitë. “Këta janë njerëz unikë. U uroj atyre lumturi dhe prosperitet”, tha ai duke vënë në dukje se gjatë shërbimit të tij në epokën sovjetike ai ishte përfshirë në “inteligjencë të fshehtë”. Sipas biografisë së tij zyrtare, Putini ishte stacionuar në Drezden të Gjermanisë Lindore për shërbimin e spiunazhit sovjetik nga 1985-1990. “Edhe para se të mbaroja studimet e shkollës, tashmë dëshiroja të bëhesha një oficer i shërbimit të fshehtë”, tha ai në biografinë e tij./ PT

OPINIONE