Putin nënshkruan dekret për masa kundër firmave dhe individëve nga Ukraina

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për të vendosur “masa të posaçme ekonomike”, në përgjigje të asaj që Rusia i quan “veprime jomiqësore” të Ukrainës ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse.

Në dekretin e nënshkruar, Putini udhëzon qeverinë që të hartojë një listë të firmave dhe individëve ukrainas, që do t’u vendosen sanksione ekonomike.

Dekreti po ashtu urdhëron qeverinë që të përshkruajë sanksionet dhe po ashtu thotë se ato mund të anulohen nëse Ukraina heq të gjitha kufizimet që ka vendosur ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse.

Sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian edhe Kievi zyrtar ka vendosur sanksione ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse, por edhe entiteteve tjera, në përgjigje të ankesimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe mbështetjen që Rusia ua jep separatistëve të armatosur në lindje të Ukrainës.

Në muajin qershor, Putini kishte nënshkruar një ligj për kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne