Zaev arreston gazetarin e njohur Nedellkovski

“Vdekje fashizmit – liri popullit”, ka shkruar gazetari i njohur maqedonas Milenko Nedellkovski para se te arrestohej.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë tha sot se është ngritur padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski për shkak të një statusi në Facebook. MPB tha se është kryer edhe nje bastisje në shtëpinë e tij dhe disa objekte dhe materiale pune janë konfiskuar për interes të hetimit.

Arrestimi i gazetarit Milenko Nedelkovski u krye sot pasdite në fermën e vëllait të tij. Gazetari aktualisht gjendet në Stacionin Policor të qytetit, ku do të transferohet në qendrën për paraburgim në Veles, theksojnë burime të policisë. Siç mësohet Nedelkovski është marrë nga policia nën akuzën e dhunës dhe kërcënimit me jetë të Kryeministrit të Maqedonisë.

Ky ishte postimi i fundit i tij në rrjetin social Facebook:

“Policia më ka erdhur në derë që të më arrestojë. Pa asnjë shkak serioz. Kanë “ftesë” por nuk kanë detaje se pse, si dhe te cili inspektor, kur….

Fashistët e regjimit të Zoran Zaevit janë të vendosur të arrestojnë dhe shkatërrojnë me çdo çmim. Le të arrestojnë, Maqedonia është më e madhe edhe nga ky moment dhe nga të gjithë ne së bashku.

Vdekje fashizmit- Liri popullit – kishte shkruar gazetari Milenko Nedelkovski në postimin e tij të fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne