Putin përkrah idenë e Macron për formimin e ushtrisë evropiane

Presidenti rus, të dielën, mbështeti idenë e formimit të një ushtrie të bashkuar evropiane.

“Evropa është një entitet dhe union i fuqishëm ekonomik. Për këtë arsye, është shumë e natyrshme që vendet anëtare të duan të jenë të pavarur dhe sovranë në mbrojtje dhe siguri”, tha Putin.

Vladimir Putin iu përgjigj pyetjeve të gazetës ruse “Russia Today” gjatë qëndrimit të tij në Paris, ku ai ndoqi një ceremoni që shënonte 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron të bërë ditë më parë në lidhje me idenë e “Ushtrisë Evropiane”, Presidenti Putin tha se “Evropa është një entitet dhe union i fuqishëm ekonomik. Për këtë arsye, është shumë e natyrshme që vendet anëtare të duan të jenë të pavarur dhe sovranë në mbrojtje dhe siguri. Mendoj se ky është një zhvillim pozitiv në botën multilaterale”.

Presidenti rus tha se Franca luajti një rol të rëndësishëm në këtë kontekst dhe shtoi se ushtria e bashkuar evropiane mund të jetë një alternativë për NATO-n./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne