Putin përuron në Krime dy stacione të reja të energjisë në pesëvjetorin e bashkimit me Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, qëndroi të hënën në Krime për të shënuar pesëvjetorin e ditës kur gadishulli u ribashkua si pjesë e Rusisë.

Putin përuroi dy stacione të reja të energjisë në qytetet e Sevastopolit dhe Simferopolit.

“Sot është bërë edhe një hap tjetër i rëndësishëm në përpjekjen tonë për të rritur sigurinë me energji në Gadishullin e Krimesë dhe në gjithë jugun e Federatës Ruse”, tha Putin.

Dy stacionet e energjisë kanë qenë në qendër të një skandali ndërkombëtar, pasi kompania gjermane Siemens ka thënë se turbinat e saj janë instaluar atje pa dijeninë e saj.

Ky veprim është cilësuar si shkelje e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që ndalojnë furnizimin me teknologji energjetike në Krime.

BE i ka zgjeruar sanksionet ndaj kompanive dhe individëve rusë në vitin 2017, në përgjigje të transferimit të turbinave në Krime.

Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar vendimin si hap “jomiqësor dhe të pajustifikuar”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne