Skenderbeu, Gjergj Arianiti dhe Millosh Kopili: si i perdorin ekstremistet e krishtere ata?

Dr. Olsi Jazexhi ne videon e rradhes na kanalin e tij ne youtube analizon perdorimin e Skenderbeut, Gjergj Arianitit dhe Millosh Kopilit nga Brenton Tarrant dhe ekstremistet e krishtere. Ai tregon sesi mitologjia ballkanike e krishtere dhe anti-turke besohet nga persona lunatike sikur Brenton Tarrant dhe nxit ne akte terroriste dhe ekstremiste.

Si fillim ai edhe njeher rikujton sulmin ne Zelanden e Re  dhe se si ne armen e tij terroristi Tarrant kishte shkruajtur edhe emrin e Skenderbeut, Gjergj Arianitit dhe Millosh Kopilit. Ne kete video ai sqaron ideologjine ekstremiste kristiane qe kerkon lufte me muslimanet, vendin qe kjo ideologji i jep Skenderbeut, Gjergj Arianitit dhe Millosh Kopilit.

“Terroristi kur po shkonte per te vrare muslimanet degjonte nje kenge te cetnikeve serb, kenge qe ata e kendonin kur niseshin per te vrare boshnjaket muslimane. Ne ideologjine e Tarrantit eshte se ai besonte ne ideologjine ballkanike qe demonizon muslimanet e Ballkanit, ashtu sic Gjergj Fishta apo klerike te tjere katolike i etiketonin muslimanet si turq.  Apo kur Gjon Marka Gjoni ne vitin 1921 kur mirditoret shpallin Republiken e Mirdites, ata qeverine e Tiranes, qeverin e Zogut e quanin “hyqymeti turkies”, pra e quanin qeveri turke. Pra ne ate kohe ne muslimaneve, njejte si na etiketonin serbet, mirditoret na etiketonin si turq.” – deklaron historiani Jazexhi.

Me tej ai shton “Ne pushke terroristi Tarrant kishte shkruajtur emrat e shume mbreterve dhe luftetareve te krishter te mesjetes qe kane ber lufte kunder muslimaneve , gjithashtu edhe emrat e fushebetejave ku jane ber keto luftra. Po ashtu edhe disa emra te terroristeve kristiane te ketij shekulli.  Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte se ne listen e emrave ne automatike ishin edhe emrat e Skenderbeut, Gjergj Arianitit dhe Millosh Kopilit. Skenderbeu eshte ne pjesen poshte dylbiut tek automatiku. Per ekstremistet anti muslimane te Evropes qe i shohim ne Ballkan, Skenderbeu nuk shfaqet sic historia shekullare shqiptare kerkon ta imagjinoje, por trajtohet me terma ektremiste fetare kristiane. ”

“Nje historiane katolike tregon per Kosoven se kleri katolik dhe politikane filokatolik me ne krye Haradinaj jane duke u munduar qe te risjellin ne kujtesen e kosovareve mite fondamentaliste te krishtere dhe anti muslimane, si psh  Millosh Kopilin mundohen ta shqiptarizojne, pasi ai ne te vertet ka qen serb. Gjithashtu edhe sjellja e statujes se Skenderbeut ne Kosove, behet per tu manipuluar historia dhe qe te mbillen ne mendjen e shqiptareve mite ekstremiste kristiane. Kjo ideologji qe mundohet ti kristianizoje kosovaret eshte e njejte me ideologjin e terroristit Tarrant, sic ka ber kur emrat e ketyre i ka vendosur ne automatikun me te cilin vriste muslimanet, ku keshtu ai deshte ti tregonte Evropes se ne jemi kryqtaret e Ballkanit, si Skenderbeu dhe Milloshi qe vrisnin  muslimanet. Ideologjia ekstremiste e Tarrantit mbeshtetet nga shume historiane dhe gazetare ekstremiste ne Shqiperi, Kosove dhe Serbi. Si Arbana Xharra qe deklaron se nese ka pushtet mund ti fshij esktremistet muslimane nga Kosova, sic ben Tarranti. ” – deklaron Jazexhi.

Me tej ai thote “Krime ekstremiste si te Tarranit, ndodhin edhe ne Shqiperi si psh shpallja e Vitit te Skenderbeut, apo si ne Lezhe ku Skenderbeu tregohet si nje hero i dhunshem qe i vret turqit dhe muslimanet, sepse terroristi coji ne ekstrem ate qe flitet nga ekstremistet katolik ne Ballkan, pra Tarranti e beri me arme. Sulmi ekstremiste ne Zelanden e Re duhet te na sherbeje per dicka, duhet ta ndajme historin e djeshme nga feja dhe politika e sotme, nuk duhet qe miti i Skenderbeut te perdoret nga ekstremistet per te nxitur lufte dhe terrorizem sic ben Ismail Kadare ne librat e tij per Shqiperine dhe Kosoven ku keto mite esktremiste kristiane te mesjetes i lavderon, lavderon ata  qe sot do te quheshin terroriste. ”

“E ardhma jone duhet te jete multikulturalizmi dhe shekullarizmi, do te thote se njerzit nuk duhet te diskriminohen me baza etnike dhe fetare. Ligjet dhe politikat shteterore nuk duhet te behen diskriminusese, sic ndodh me Skenderbun qe paraqitet si heroi anti mysliman, sepse nxitet percarje fetare dhe kombetare. Skenderbeun duhet t’ja lem historise, se nuk eshte historia e shqiptareve vetem 25 vitet e kryqezates se tij, por eshte edhe 500 vite qe shqiptaret  ishin osmane. Ne duhet te zhvillojme nje identitet multikulturaliste dhe shekullar, ajo qe i bashkon shqiptaret nuk jane kryqezatat e Skenderbeut kunder muslimaneve, por gjuha dhe vendi ku jetojne. Ideologjia e Tarrantit tregon se sa e rrezikshme eshte kjo ideologji qe ekstremistet perflasin ne ballkan. Ne duhet ti them jo legjitimimit te krimeve ne emer te fese dhe ideologjise” – perfundon Jazexhi video mesazhin e rradhes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne