Putin reagon ashpër ndaj kërcënimeve të SHBA-së

Reagime të ashpra vijnë nga presidenti rus Vladimir Putin në adresë të Shteteve të Bashkuara gjatë një fjalimi në parlament në kundërpërgjigje ndaj kercenimeve amerikane dhe vendimit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 1987.

Putin vuri në dukje se Rusia do të detyrohet të veprojë, nëse SHBA-të do të zhvillojnë sisteme raketore në Europë duke shtuar se “Raketat e Rusisë do të kenë në shënjestër jo vetëm ato vende të cilat kanë instaluar raketa amerikane, por edhe vetë SHBA-të. Le të masin shpejtësinë dhe gamën e raketave tona, nëse mund të llogarisin”- deklaroi Putin.

Megjithatë, Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron konfrontim me SHBA, por marrëdhënie miqësore, madje shtoi se bota nuk ka nevojë për tensione të reja. Si i takon situatës së brenda vendit, Putin premtoi përmirësim të gjendjes.”Nuk duhet të presim më, do të përmirësojmë situatën tani e tutje. Nga ky vit rusët do të ndihen më mirë”- ka thënë Putin, duke njoftuar kryesisht masa mbështetëse për të promovuar shtimin e popullsisë.

“Varfëria po i shkatërron njerëzit, 19 milionë njerëz aktualisht jetojnë nën kufirin e varfërisë. Kjo është shumë”- tha Putin, duke folur për një” kontratë sociale ” me shtresat në nevojë. “Në pesë vjet, rreth nëntë milionë njerëz mund të përfitojnë nga një këtë lloj mbështetje” vuri në dukje ai. “Më shumë fëmijë, më pak taksa”- theksoi presidentin rus, nisur nga reduktimi i të ardhurave me të cilain ballafaqohet populli rus për prej pesë vitesh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne