Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kuvendi i Shqipërisë

Ndërsa nesër në orën 10:00 është paralajmëruar protesta e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë , policia e Shtetit po merr masa.

Mësohet se rreth 1200 forca të Shqiponjave e FNSH do të jenë në gatishmëri, që prej orëve të para të mëngjesit. Gjithashtu do të angazhohen edhe punonjësit e gardës pranë Parlamentit, në rast të ndonjë skenari të mundshëm nga ana e opozitës.

Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, ku bëhet me dije se do përdoret sërish gazi lotsjellës nëse do të ketë akte dhune.

Për këtë arsye, ditën e nesërme do të ketë kontroll të rreptë për këdo që do të futet në ambientet e brendshme të Parlamentit.

Të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi. Që të mos shkaktohen probleme nga gazi, Garda ka kërkuar që gazetarët dhe punonjësit të marrin masa për tu ruajtur nga gazi. Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne