Tmerr dhe panik, dalin pamjet e para të shpërthimit të fuqishëm në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit.

Paraprakisht mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim, por ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se kanë shpërthyer një sasi municionesh, pasi policia ka gjetur të fshehur në shkurre në oborrin e banesës në fjalë qindra fishekë.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por në zonë është krijuar panik, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm. Fillimisht u dyshua për vendosje tritoli në ndonjë prej banesave të familjeve që janë në emigrim, por rezultoi që shpërthimi të ketë ndodhur pikërisht në godinën në ndërtim.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=t3djj5-CVg0]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne