Putin: Turqia duhet të bëjë pjesë në G7

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se po të merret parasysh fuqia dhe influenca në rang ndërkombëtar e Turqisë, që ka blerë sisteme mbrojtëse S-400, Ankaraja duhet të bëjë pjesë në G7.

Në fjalimin e mbajtur në Forumin e 5-të Ekonomik Lindor të zhvilluar në Vladivostok, që është qyteti më në lindje të Rusisë, Putin tha: “Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), me të cilin u takova kohët e fundit, më pyeti se pse nuk e sjell në rend të ditës përfshirjen e Turqisë në G7. Pas blerjes së S-400, nga aspekti i marrjes në mbrojtje në mënyrë të sigurt të hapësirës ajrore dhe duke pasur parasysh rolin e saj në çështjet ndërkombëtare dhe rajon, do të ndjehet nevojë për punimet e Turqisë në një format të tillë dhe kjo do të jetë diçka me vend”.

“Do të ishte shumë e përshtatshme që krahas Kinës dhe Indisë edhe Turqia të bënte pjesë në një format të tillë (G7) në kuadër të rolit të saj ndërkombëtar” u shpreh Vladimir Putin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne