Bota

Putin uron besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit

Presidenti i Rusisë u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë të Rusisë dhe të mbarë botës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, me një mesazh urimi për myslimanët e Rusisë dhe të mbarë botës, deklaroi se përpjekja për solidaritet dhe afrim pranë Zotin të madhëruar është karakteristika kryesore e muajit të bekuar të Ramazanit dhe theksoi në vlerat e larta të këtij muaji. Putin shtoi se festa e Fitër Bajramit është një ndër festat kryesore fetare e cila manifestohet nga të gjithë besimtarët myslimanë të botës për shekuj me radhë. Putin në vazhdim theksoi se pjesëmarrja e organizatave dhe institucioneve islame dhe e myslimanëve në përgjithësi të Rusisë në proceset e jetës shoqërore dhe kulturore të këtij vendi, është shumë e vlefshme. Vlen të theksohet se besimtarët myslimanë të Rusisë sot (të dielën) kanë festuar festën e Fitër Bajramit./ PT

OPINIONE