Putin vlerëson bashkëpunim konstruktiv të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në bisedimet e Sirisë

Presidenti i Rusisë ka vlerësuar bashkëpunim konstruktiv të Iranit, Sirisë, Rusisë dhe Turqisë gjatë bisedimeve siriane në Astana, rezultatet e të cilave i ka konsideruar të rëndësishme dhe pozitive.

Sipas një njoftimi të zyrës informative të presidencës ruse, Vladimir Putin ditën e premte në një takim në Suçi të Rusisë foli mbi procesin e bisedimeve siriane në Astana dhe ka thënë: Me përpjekjet e Iranit, Rusisë, Turqisë dhe qeverisë siriane ka pasur rezultate pozitive në zgjidhjen e çështjeve kyçe si krijimi i zonave të sigurta në Siri. Sa i përket zgjidhjes së ngërçeve të ndryshme në Siri, presidenti rus deklaroi: Disa vende si Amerika që nuk marrin pjesë në bisedimet e Astanasë, kanë ndikim në procesin e zgjidhjeve të çështjeve në Siri. Bisedimet e Astanasë kanë nisur në mesin e dimrit të vitit të kaluar me iniciativë të Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe kanë për qëllim zgjidhjen e situatës në Siri. Putin rikujtoi neglizhencën e Uashingtonit në përpjekjet konstruktive ndërkombëtare dhe tha se Amerika çështjen e eliminimit të armëve bërthamore të vitit 2007 e ka shtyrë për në vitin 2024./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne