Putini nxjerr “Shejtanin”?

Ndërsa NATO-ja në mënyrë progresive po i shtrin kthetrat në Mesdheun Lindor, duke kërkuar një zonë ndërkombëtare tampon në Sirinë verilindore, Rusia po fillon manovrën e saj më të madhe balistike në tërë historinë e saj ku në qendër të sfondit është “Shejtani” i frikshëm.

A është kjo manovër balistike një kambanë alarmi drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të ndalur aventurën e tyre në Levant? Burime të mirinformuara thanë se Rusia ishte e vendosur të testonte raketën e re cruise , Sarmat, me një rreze veprimi prej 10,000 kilometrash dhe e aftë për të transportuar deri në 15 mbushje bërthamore. Vendimi i ri i Moskës është të kryejë testin më të madh të raketave në historinë e vendit, sipas gazetës The Moscow Times. Faza fillestare e testit të raketave balistike Sarmat të quajtura “Satan 2” nga ana e NATO-s përbëhet nga dy lëshime raketash nga një strukturë lëshimi në Kozmodromin Plesetsk deri në bazë ushtarake Koura në ishullin Kamchatka. Rusët thonë se do të testojnë gjithashtu një raketë të re balistike mund të mbajë deri në pesë mbushje bërthamore. Kjo raketë ka një rreze prej 5000 km dhe është në gjendje të shkatërrojë një zonë të madhe sa Teksasi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne