Atentati ndaj Ndojit/ Basha dhe Rama reagojnë për arrestimin e autorit

Për arrestimin e autorit të sulmit me armë ka reaguar sot edhe Kryeministri Rama dhe Kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Kryeministri Rama nuk ka komentuar faktin se Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist Rraja. Por, ai lajmëroi në Twitter se së shpejti qeveria do të hartojë një ligj special për personat e dënuar, hetuar si brenda dhe jashët vendit.

“Brenda muajit ligji special kundër personave të dënuar, akuzuar dhe hetuar..”

Rama shtoi se do të ndërmarrë “masa speciale kundër KÇK-së dhe do të reagojë frontalisht ndaj gjykarësve dhe prokurorëve të inkriminuar [..] deri ditën kur të përballen me Vettingun.”

Ndërsa, Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se arrestimi i të afërmit të deputetit socialist si autor i sulmit me arëm ndaj prokurorit Ndoji është “poshtrim i PS” dhe tregon se “kjo është një luftë e pastër mes bandash në pushtet dhe tregues i nevojës për ndryshim”.

Ai shtoi se duhen zgjedhje të parakohshme, të cilat do ti lejojnë “qytetarët të zgjedhin në parlament njerëzit që meritojnë”.

“Duhet një qeveri dhe nje parlament që të përfaqësoj interest e qytetarëve dhe jo të bandave kriminale siç tregon qartë dhe arrestimi i sotëm”, u shpreh Basha./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne